Aktualitet

Ndiq këto këshilla dhe yndyra do zhduket nga flokët

Shumë njerëz ankohen për yndyrën në flokë dhe nevojën për t’i larë ato më shpesh. Edhe pse nuk është shumë e shëndetshme, ndonjëherë flokët me yndyrë duken si të palarë dhe kështu larja e flokëve kthehet në diçka të bezdisshme.

Bright side ka gjetur disa ide fantastike që vjen në ndihmë të kësaj gjëje.

1- Uji direkt nga çezma mund të jetë me përqindje klori dhe kjo nuk i bën mirë flokut. Kështu është mirë që të zieni ujin dhe ta lini deri ditën e nesërme që të pastrohet. Temperatura e zierjes duhet të jetë rreth 38 gradë. Pas disa minutash hiqeni dhe lëreni të ftohet.

2- Kujdes me vajrat. Nëse vajrat nuk përdoren saktë kjo sjell dëmtim të flokut dhe yndyrë të tepërt. Duhet të përdorni vaj në spray dhe jo ta hidhini atë direkt nga shishja. Vajin përdoreni vetëm një herë apo dy në javë dhe jo më shumë, në masa të vogla.

3- Mos i krih shpesh flokët. Është mirë që flokët të krihen por jo gjatë gjithë kohës sepse ngacmohen tërhiqen fijet e flokut duke i këputur.  Flokët duhet të krihen maksimumi 2 herë në ditë dhe shmangni prekjen e skalpit të kokës me krehër.

4-Nëse jeni person që kapni flokët, zgjidhni modelin natyral të thjeshtë, gjithashtu mos i shtrëngoni flokët me kapëse sepse i dëmton ato. 5- Përdor shampo bimore. 6-  Piasteri nuk duhet të kalojë 150 gradë. Edhe këllëfin e jastëkut duhet ta ndërroni sa më shpesh.

7- Ndiqni këto këshilla dhe do shikoni rezultatet fantastike. Tiranapost.al E.B