E shtunë, 19 Gusht 2017
Lifestyle Personazh Te gjitha TIP top

Në të mirë e në të keq. Në shëndet e në sëmundje. Kjo është forca e këtij burri


enrico galletti

Dashuria, ajo e vërteta, ajo për të cilën je gati të bësh gjithçka, ajo e shtyu këtë burrë rreth të shtatëdhjetave që të tërhiqte mbi rërë karrocën me rrota të gruas së tij invalide për tre kilometra.

Qëllimi? Të gjente vendin ku plazhi dukej më bukur. Dielli i Sardenjës përvëlon. Temperatura është 39 gradë, po ai, me kapelën e tij të ngjeshur në tokë, nuk heq dorë dhe nuk duket as i mërzitur.

Ngjarja është treguar dhe është dokumentuar me një shkrepje nga blogeri italian Enrico Galletti, në faqen e tij në Facebook. Rreth 13 mijë persona i bënë “share” historisë së dashurisë së përditshme, asaj që mbijeton në të mirë e në të keq.  Të nesërmen u botua tek “Corriere della Sera”

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

corriere

 

Ky është statusi i Enrico Galletti-t

Një ditë e brengosur për shkak të profesionit

Nga Diana Çuli* Disa ...

Lexo më shumë

“Tre kilometra. Nga parkimi tek bregu i detit. Një det blu kristal. Ai donte ta çonte pikërisht aty, në Sardenjë, një nga plazhet më të bukur por edhte më të vështirë për t’u arritur me makinë. Pikërisht sot, kur termometri shënon 39 gradë. Ajo, ndoshta e paralizuar, dhe ai, me kapelën e kashtës të ngjeshur në kokë për të tharë pikat e djersës. Tre kilometra në këmbë nën këtë diell që përvëlon, me të shoqen mbi karrigen me rrota për ta çuar deri në breg.

39 gradë, ora e pikut. Gjithë plazhi që e sheh, ndërsa ai, një burrë tek të shtatëdhjetat, ecte në rrugën e pjerrët mbi rërë në mes të ditës. E pyeta këtë burrë, që për një moment më bëri të harroj fatin e ecurit me këmbët e mia, nëse kishte nevojë për ndihmë. “Mos u shqetëso – m’u përgjigj me një lloj indiference – jam mësuar”. Mësuar me çfarë? Pyes në qetësi. Ndërkohë bëhemi tre dhe tërhqim atë karrige me rrota dhe shihemi në sy.

Ai burrë, të cilit nuk i mësova emrin, na lë të kuptojmë se është mësuar me kushtet e pamundësisë të së shoqes. Të po asaj vajze që e njohu tridhjetë vjet më parë me trupin e nxirë nga dielli dhe u dashurua menjëherë. Të së njëjtës grua që tani është aty, e ulur mbi një karrige me rrota, me buzëqeshjen si të vetmen armë që i ka mbetur. I fortë, vërtet, sinqerisht. “Në gëzim e në dhimbje”, mendoj unë. “Në shëndet e në sëmundje”. Vazhdojmë të tërheqim karrogen me rrota. Qetësia tani është e imja. I propozojmë burrit që të bëjmë një pushim dhe se do t’ia çonim ne karrocën deri tek parkimi. Por ai nuk pranon. Dhe këmbëngul: “Kaq dhe keni bërë shumë”. Sërish qetësi. Një tjetër pikë djerse i pikon mbi ballë. “Nuk e braktis kurrë”. Dhe në fakt këtë mëngjes ai nuk e çoi në një vend të çfarëdoshëm. Nuk u ndal në plazhin më të parë sa më pranë parkimit. E çoi tek më i miri, ai, i shoqi, që me atë grua ka ndarë gjithë jetën. Dhe s’iu bë vonë fare që në atë plazh, në 2017, nuk ka të shtruar një pasarelë ose një ndihmë tjetër për personat e pamundur. Kërkoj ndjesë për foton e bërë vjedhurazi, por janë imazhe që tregojnë histori dhe për këtë meritojnë të ndahen, në respekt të plotë për ata njerëz.

 

Ajo, na falënderon me një buzëqeshje që u “interesuam” për të. Të dy buzëqeshin. Unë i falënderoj ata pak si i shushatur. Përshëndetemi, secili shkon në rrugën e tij. Unë kthehem nën çadër dhe ata vazhdojnë rrugën e gjatë e të pjerrët për të arritur deri tek parkimi. Brenda pak minutash zhduken në rrugën e ngushtë ku ishim ndarë. Mbetem i habitur, duke shpresuar që t’i takoj edhe njëherë. Por ndoshta nuk ka nevojë. Dhe në fakt, vërtet nuk kishte nevojë, sepse qetësia vazhdonte të fliste edhe për ta. Dashuria, ajo e vërteta, ishte aty”.

enrico

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama