Aktualitet

Ngjarje e rëndë në plazhin e Velipojës, i riu tenton të përdhunojë të miturën

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, me akuzën se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë  me një shtetase të mitur.

Në pranga ka rënë Besim.M, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë 15 vjeçaren A. K, banuese në  Velipojë.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku pas kallëzimit të së miturës, u evidentua se Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në plazh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marre¨dhe¨nie seksuale ose homoseksuale me dhune¨ me te¨ mitur te¨ moshe¨s 14-18 vjec¸” e mbetur në tentativë. E.C/ Copyright Tiranapost.al