Aktualitet

PBDNJ dhe OMONIA manifestim në Himarë: Shqipëria të mos anëtarësohet në BE!

Megjithëse Himara në këto ditë gushti është e tejmbushur me turistë, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e OMONIA-s dhe PBDNJ-së që të zhvillojnë një protestë në Himarë duke u kërkuar Greqisë dhe Qipros të pengojnë negociatat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Të pranishëm kanë qenë Vangjel Dule, tashmë deputet i Partisë Demokratike dhe Fredi Beleri, një ndër eksponentët e ekstremizmit grek në Shqipëri, i cili gjatë protestës së Partisë Demokratike u pa në çadër. Gjithashtu në manifestimin e organizuar në Himarë ishte edhe ish deputeti i LSI dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi, ndërsa edhe ambasada greke ishte kujdesur të kishte përfaqësuesit e saj.

“Mos të harrojmë që ne kemi dy vota ne Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të antarësohet në BE”, tha Fredi Beleri.

Të pranishmit performuan këngë dhe valle greke, ndërsa duhet thënë se numri i atyre që e mbështesnin këtë manifestim ishte shumë i vogël./Tiranapost.al

himare-2