Aktualitet

Për dy ditë njeriu më i pasur në botë: Kjo është historia e themeluesit të ZARA-s

Amancio Ortega dha dorёheqjen si drejtor ekzekutiv i  ZARA-s pesё vite mё parё. Por ai nuk hoqi dorё nga puna edhe kur zgjerimi i kompanisё e bёri njeriun mё tё pasur nё botё, pёr dy ditё.

Çdo ditё bёn udhёtimin prej 10 kilometrash nga shtёpia e tij nё zyrat qёndrore tё Inditex nё A Coruna, aty ku ai pёr herё tё parё lançoi brandin “Zara”.

Ndonjёherё, ulet me ekipin e dizenjimit tё “Zara Woman”, ku shkёmbehen ide pёr javёt dhe muajt nё vazhdim si pёr shembull njё pamje e re pёr njё dyqan apo dizenjimi i koleksionit pёr dimrin e ardhshёm. Dhe nёse Ortega ka njё shqetёsim, ata e dёgjojnё. Nuk duhet harruar kurrё se ai ka njё eksperiencё 60-vjeçare nё industrinё e veshjeve.

Sipas revistёs Forbes dhe ekspertёve tё tyre qё vlerёsojnё llogaritё bankare tё miliarderёve tё botёs, pasuria e z.Ortega e tejkaloi atё tё themeluesit tё Microsoft, Bill Gates, pёr dy ditё gjatё muajit shtator 2016. Gjithsesi kjo nuk ёshtё hera e parё qё Ortega ёshtё nё krye. Nё tetor tё vitit 2015 ai ishte njeriu mё i pasur i botёs pёr disa orё. Ky u quajt një moment historik në Spanjë.

Duke u krahasuar me miliarderët e tjerё, ai ka zgjedhur tё mbajё njё profil tё ulёt publik, duke shmangur intervistat dhe shfaqjet nё media.

Biri i njё punonjёsi hekurudhash, ai u lind nё vitin 1936, pak para fillimit tё luftёs civile nё Spanjё. Familja luftonte qё tё nxirrte shpenzimet e muajit, gjё e cila i linte shumё pёrshtypje djalit tё vogёl.

Sipas Covadonga O’Shea, autores tё biografisё sё themeluesit tё Zara-s, “Njё ditё, ai dhe mamaja shkuan pёr tё blerё disa gjёra. Kur mamaja ishte pёrpara banakut, dёgjoi njё zё qё thoshte sё ёmёs: Zonjё, nuk mund t’ju japim mё falas.”

Nё promovimin e librit nё vitin 2012, O’Shea tha se z.Ortega ndjeu turp pёr pamundёsinё e familjes pёr tё paguar. “Kur Amancio po mё tregonte kёtё pjesё, ai ishte tmerrёsisht i emocionuar. Duke mё treguar historinё mё tha: ‘Isha i prekur dhe i poshtёruar.’”

Ortega u zotua se nuk do ta linte kurrё mё familjen qё tё vuante varfёrinё. Pёr kёtё la shkollёn dhe filloi punё nё njё dyqan bluzash.

Gradualisht, fitoi eksperiencё mё shitёsit e tjerё dhe nё fillim tё viteve ’60 hapi biznesin e parё me pjesёtarёt e familjes dhe gruan e tij tё ardhshme, Rosalia Mera. Fillimisht hapёn njё kompani tekstile dhe mё vonё krijuan Zara-n.

Ajo çfarё i dha atij avantazh dhe e bёri Zara-n, e mё pas kompaninё e madhe Inditex kaq tё suksesshme, ishte njё mprehtёsi thelbёsore.

Dyqanet po vonoheshin shumё pёr t’i ofruar njerёzve produktet e fundit tё dizenjuesve. Nё momentin kur veshjet vinin, blerёsit nuk ishin mё tё interesuar sepse dёshironin tё tjera produkte. Ortega vendosi qё ta shkurtonte nё mёnyrё radikale kёtё cikёl kohe.

“Amancio Ortega bёri diçka unike”, tregon Michelle Wilson, analist shitjesh nё Berenberg. “Ai pati ambicien pёr t’i dhёnё konsumatorit atё ç’ka ai dёshironte. Tradicionalisht janё kompanitё qё vendosin çfarё do tё prodhojnё dhe mё pas e nxjerrin nё treg duke iu imponuar blerёsve.”

Ndryshe nga kjo teori, te Zara ishin menaxherёt e dyqaneve qё kuptonin dhe pyesinin konsumatorёt se çfarё dёshironin tё blinin.

Punishtet nё Spanjё, Portugali, Turqi dhe Marok mund tё reagonin me shpejtёsi duke prodhuar produktet mё popullore ose duke qenё nё avangardё tё stileve tё reja.

“Ёshtё njё model i bazuar nё tёrheqjen e dёshirave tё konsumatorit dhe jo nё shtyrjen e produkteve drejt tij”, thotё Michelle Ëilson.

Gjithashtu modelet e Zara-s nuk mund tё kopjohen lehtёsisht nga brandet e tjera, tё cilat pёr mё shumё nuk kanё njё zinxhir lokal oferte pёr produktet e tyre. Por me zhvillimin e teknologjisё dhe blerjeve online, nё 10-15 vite, grupi Inditex do tё ketё mё shumё konkurentё me modele biznesi tё ngjashme.

Njё person qё e njeh nga afёr z.Ortega thotё se shkalla e suksesit tё biznesit tё tij e ka surprizuar edhe vetё atё. Sigurisht qё Ortega ka qenё ambicioz nё punёn e tij, por kurrё nuk ka qenё tahmaqar pёr pasurinё personale dhe ai ёshtё i pari ndёr tё habiturit pёr mёnyrёn se si rrodhёn ngjarjet./Përshtatur nga BBC, Tiranapost.al