Aktualitet

Për vjehrrin që po më çmend çdo ditë e më shumë...

Kam dëgjuar shpesh që marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën mund të sjellin edhe tensione. Tani e besoj këtë gjë sepse e përjetova. Nuk të kam ndaluar asnjëherë ta takosh mbesën, më pëlqen fakti që ti i do aq shumë. Edhe burri im nuk do ishte aq i mirë nëse ti nuk do ishe një baba i përkushtuar që e ke rritur më së miri, ke rritur një njeri të ndershëm e të dashur. Por nuk e duroj dot faktin që ti nuk e heq cigaren për asnjë moment. Të kam kërkuar me mirësjellje disa herë të mos pish cigare brenda në shtëpi, në dhomën e fëmijëve, gjatë kohës kur del shëtitje me vajzën time, madje edhe në tualet para dushit, të kam kërkuar të pish cigaren pak larg ambientit të shtëpisë.  Por thirrja ime duket se ka shkuar në vesh të shurdhër.

I kam kërkuar burrit disa herë të flasë me ty por ti vazhdon akoma dhe nuk ke aspak konsideratë. Shtëpia më është qelbur nga aroma e duhanit, të gjitha rrobat kanë marrë aromë cigare, edhe të vajzës. Shoqet që vijnë të më takojnë nuk rrinë dot brenda shtëpisë sepse duket e qelbur.

Jam e shqetësuar sepse kam filluar të debatoj edhe me burrin dhe kemi filluar të mbajmë distancë me njëri tjetrin. Ndërsa vjehrra vazhdon punët e saj sikur asgjë të mos i interesojë.

Sa herë të kam sjellë rroba të reja e të lara dhe ti vazhdon të veshësh ato me aromë cigare. Në fakt jam çmendur që kur lindi vajza jonë dhe ti hyre në dhomë dhe ishe gati të ndizje një cigare. A ka ndonjë kompromis për ketë sepse po çmendem, nuk është as edhe e shëndetshme.. jam e shqetësuar edhe për shëndetin e vajzës dhe për marrëdhënien e acaruar me burrin...Tiranapost.al E.B

500

r