Aktualitet

Përdhunonte të fejuarën prej muajsh, në kërkim i riu nga Tirana

Një 30 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës i vënë nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën e tij.

Sipas policisë, ka qenë vetë 20 vjeçarja që ka bërë denoncimin duke thënë se prej muajsh i fejuari i saj 30 -vjeçari me inicialet J.H e dhunonte seksualisht.

Policia po punon për zbardhen e ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj të fejuarës R.L, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal. E.C/ Copyright Tiranapost.al