Aktualitet

Plumb në kokë brenda në lokalin e tij, vritet mes plazhit biznesmeni shqiptar

Një biznesmen shqiptar i Maqedonisë është ekzekutuar me armë zjarri sot brenda në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Strugë, dhe viktima nuk është një emër i panjohur.

Ai është Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku, i cili ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Sipas policisë maqedonase, ai është qëlluar me një plumb në kokë pasditen e kësaj të hëne në sy të plazhistëve.

Bojku është i njohur në Maqedoni për shkak të kaluarës së tij dhe dyshimeve për aktivitete të paligjshme. Për një kohë të gjatë biznesmeni shqiptar ka jetuar e punuar në Zvicër, ku ka pasur në pronësi shumë klube nate ku dyshohet se ka kryer edhe aktivitete të paligjshme si trafik i femrave për shfrytëzim prostitucioni. E.C/ Copyright Tiranapost.al

bojku-arrestim_1502732908-8634912