Aktualitet

Po lahej në det me kushërirën në Divjakë, dallgët i marrin jetën vajzës së mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë plazhin e Divjakës, ku një vajzë e mitur është mbytur.

Viktima është vogëlushja 12-vjeçare me iniciale G.A, e cila sipas policisë po lahej në det me kushërirën.

Por deti i trazuar dhe dallgët i kanë shkaktuar 12 vjeçares jetën, duke mos i dhënë dot asaj mundësinë për të dalë nga deti.

Madje në ndihmë të dy kushërirave ka shkuar edhe një djalë 15 vjeçar, por me daljen në breg të dy të miturave, vetëm 11 vjeçarja ka patur shenja jete.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ka ndodhur në plazhet shqiptare këtë të hënë. Disa orë më parë një i moshuar me origjinë nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës.

Informacioni paraprak i policisë:

Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E.C/ Copyright Tiranapost.al