Aktualitet

Pushimet janë bërë për të mëkatuar

Tre kokrra bizele, një karrotë dhe një gjethe selinoje? Harrojeni! Kush tha që vajzat e holla hanë gjethe sallate? Kjo mund të jetë ndonjë dietë spartane në mes të janarit, kur peshorja ka marrë për kot. Pushimet, gocat e famshme, të holla, pa celulit, i shijojnë deri më një. Edhe me not, edhe me banjo dielli, edhe me mëkate të vogla. Ushqimi është kënaqësi më vete, edhe ai më i dëmshmi madje. Ç’kuptim ka plazhi pa një picë e një hamburger? Asnjëra s’u ka rezistuar dhe as që kanë marrë mundimin ta bëjnë. Madje kanë fotografuar ushqimet kalorike, si të ishin një çantë firmato e me të njëjtin zell që fotografojnë në qytet sallatat me dy gjethe.

aurela hoxha

Aurela Hoxha i shkon nepsit deri në fund. Jo vetëm një picë të stërmadhe që e ka porositur vetëm për qejfin e saj, por edhe një Cola. Ç’kuptim ka pica po nuk u shoqërua me ca bulëza të ëmbla? Me siguri nuk do t’i bëjë gjë belit të Aurelës.

lori hoxha

Lori po bën pushime të veçanta këtë verë. Po shijon Caprin me të gjitha shqisat. Ushqimi aty duhet të jetë në të njëjtin nivel me pamjen, shërbimin, detin, ishullin luksoz. Dhe Lori po i  provon të gjitha. Edhe delikatesat edhe një picë tradicionale alla italiana, që ndryshe nga Aurela, po e kafshon gjithë qejf. Me siguri i ka shkuar në shpirt.

chiara

Jo vetëm vajzat e shqiptare. Ja ku është blogerja italiane Chiara Ferragni, që para picës ka shfaqur bel, supe e krahë të hollë. Por është periudhë pushimesh (edhe pse ajo pushim e ka gjithë jetën) dhe lejohen të gjitha.

luana

Luana ka filluar më në fund pushimet dhe nuk po pyet më për forma, ekran, koncert, fustan. Një hamburger me një det patatesh të skuqura është menuja e ditës së parë të plazhit. Ndoshta vetëm sa për fillim. Se po vazhdoi përditë kështu, linjat e saj do kërcënohen vërtet.