E shtunë, 19 Gusht 2017
Aktualitet Kryesore Politikë Te gjitha

I qetë në pritjen e tij për t’u konfirmuar kryeministër i Kosovës, Haradinaj bën plazh në Shëngjin


haradinaj 1

Kryetari i koalicionit PAN, koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 Qershorit në Kosovë nuk duket aspak i shqetësuar për shtyrjen e seancave konstituive e cila do të krijonte qeverinë e re nga ana e parlamentit të Kosovës.

Ai është fotografuar në “Hotel Princ” në Shëngjin teksa bën plazh. Ramush Haradinaj, kandidati kryesor për kryeministër në Kosovë, pak ditë më parë ka qenë në jug të vendit ku është takuar me kryeministrin Rama, por tanimë duket se ka preferuar Shëngjinin për vazhdimin e pushimeve të tij verore, në një klimë shumë të nxehtë atmosferike, por edhe politike në Republikën e Kosovës.

haradinaj 2

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Ende nuk është gjetur formula për krijimin e qeverisë së re, pasi asnjë koalicion nuk ka 61 votat e nevojshme për të zgjedhur ekzekutivin, çka ka krijuar ngërç politik në Kosovë dhe dështimin e 3 seancave konstituimit të parlamentit. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama