Aktualitet

Rama jep 1001 leje legalizimi në Fier dhe flet për Berishën: Kur e përmend, nis shiu

“Sa herë përmend Saliun, nis dhe zë shiu” Si gjithnjë me batuta dhe humor, por edhe me mesazhe politike, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 1001 leje legalizimi.

Rama ishte sot në Cakran të Fierit ku siç theksoi ai vetë, është hera e parë që do të flasë në aktivitet për dhënien e lejeve të legalizimit, lidhur me situatën politike.

Duke krahasuar ndërtimet e legalizuara në Gjanicë me Lanën në Tiranën e viteve më parë, Rama tha se e tillë është edhe çadra e protestës së opozitës.

“Saliu e shndërroi Gjanicën si Lana në Tiranë. Ne e kemi zotuar, që Gjanicën do e kthejmë në një park për qytetin. Dhe ne do t’i rrafshojmë të gjitha këto godina. Na shau Saliu tani. Ose është e kundërta, mos e përmendni se zë shiu. Por nëse Saliu, Shabani dhe gjithë të ngujuarit sot në çadër, nuk do t’i kishin legalizuar, ne nuk do të paguanim sot nga arka e shtetit për t’i shpronësuar. Kemi bërë një llogari të këtyre shpronësimeve në Gjanicë, dhe është e barabartë me ndërtimin e të gjitha rrugëve dytësore në Fier. Kështu që është e tmerrshme se si procesi i legalizimt u kthye në proces abuzimi. Edhe sot kanë nguluar çadrën aty si godinat në Gjanicë. Ata nuk duan zgjedhje sepse e dinë se çfarë mbështetje do të na japë populli. Tani të na falni se këtu ka edhe të PD-së, dhe është hera e parë që flas për partitë në lejet e legalizimit. Ju them demokratëve, mos u mërzisni se ju na keni ne. Sicc e keni votuar deri më sot, Saliun që ju premtoi legalizim, por ju la me dy gishtat në gojë.” tha Rama /Copyright Tiranapost.al/