Aktualitet

Raporti i ministrave, Rama: Ishte dokument politik, suksese në jetë!

Një ditë pas publikimit të raportit të ministrave teknikë mbi zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar edhe Zyra e Kryeministrisë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thuhet se kryeministri Edi Rama është i keqardhur për mënyrën se si u mbyll kjo eksperiencë, deri diku pozitive.

“Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes. Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale”, shkruhet në deklaratë.

Në fund, duke u kujtuar edhe gafat e bëra në krye të ministrive, kryeministri Rama i uron suksese të mëtejshme në jetë.

“Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!”, mbyllet deklarata./Tiranapost.al