Aktualitet

Ruani disa ditë pushimi për në shtator, ja sa kushtojnë biletat për në Budapest dhe Amsterdam

Nëse për muajin gusht keni tentuar të blini një biletë për në Budapest apo Amsterdam dhe jeni stepur nga çmimet e larta, planifikojeni udhëtimin për në shtator.

Edhe pse linja “low-cost”, ato drejt Budapestit dhe Amsterdamit i rritën ndjeshëm çmimet gjatë muajit gusht. Vetëm për një destinacion për në Budapest brenda gushtit bileta kushton 109 euro, por nëse prenotoni në 10 shtator, mund ta gjeni me 30 euro. Bie në sy fakti se linja e kthimit nga Budapesti në Tiranë është gjithmonë më e lirë dhe atë mund ta gjeni edhe me 20 euro.

E njëjta situatë paraqitet edhe për linjën Tiranë-Amsterdam, ku biletat përgjatë gushtit kapin shifrën e 319 euro, por në fillim të shtatorit çmimi ulet në 196 euro për të arritur në 62 euro në fund të muajit.

Gjithsesi vlen për t’u theksuar fakti se megjithëse janë linja “low-cost”, prenotimet duhen bërë jo më afër se një muaj përpara për të përfituar nga çmimet e ulëta./Tiranapost.al