E shtunë, 19 Gusht 2017
Sport Te gjitha

Salihi dhuron spektakël në Austri


salihitransfer-600

Lojë, spektakël dhe gola të mrekullueshëm. Hamdi Salihi është kthyer në protagonist absolut te Neustadt, në këtë fillim sezoni të kategorinë e dytë austriake.

Sulmuesi shkodran shënoi edhe në sfidën e radhës, ku skuadra e tij fitoi derbin me AFC Vjenë me rezultatin 3-0. Salihi zhbllokoi ndeshjen me 11-metërsh të ekzekutuar me stilin “Panenka”.

Një gol që shërbeu jo vetëm për të kaluar Neustadt në avantazh, por ndikoi edhe në aspektin psikologjik, me ekipin e ish-sulmuesit kuqezi që që realizoi edhe dy herë të tjera me Miesenböck dhe Stefel.

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Falë paraqitjeve të shkëlqyera të Salihit, Neustadt kryeson kampionatin me 15 pikë të plota, pas pesë fitoreve në po kaq ndeshje të luajtura në startin e këtij edicioni.

Me katër gola të realizuar deri më tani, 33-vjeçari kryeson listën e golashënuesve përkrah Meusburger, ndërsa skuadra nga Vjena ëndërron ngjitjen në elitën e futbollit austriak. /XH.K

Një ditë e brengosur për shkak të profesionit

Nga Diana Çuli* Disa ...

Lexo më shumë

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama