Aktualitet Te gjitha

“Shiu i bekuar”, reshjet shuajnë disa nga vatrat e zjarrit në vend


inside_1463481490

Aktualisht në gjithë Shqipërinë janë 11 vatra zjarri, por Emergjencat Civile njoftojnë se shiu i rënë gjatë natës ka ndihmuar për të shuar plotësisht zjarret në disa zona.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 137 punonjës zjarrfikës, 23 automjete zjarrfikëse, 150 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, efektivë të Policisë dhe FNSH, mbi 100 punonjës të Pyjores, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.

Në Gjirokastër vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull, të cilat paraqesin rrezik për banesat. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur dhe kanë vënë në rrezik serioz banesat e disa fshatrave dhe të fshatrave. Në ndihmë kanë shkuar 2 avionë të vegjël nga Greqia dhe një helikopter, të cilët kanë ulur intensitetin e zjarreve, por pa e fikur plotësisht.

Ja cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

Revista “The Economist” ka përpiluar edhe këtë vit listën me qytetet me ...

Lexo më shumë

Edhe në qarkun e Vlorës vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë. Forcat e zjarrfikëses, të mbështetura nga banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë punuar për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos i afrohej zonës së banuar. Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime.

Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarfikësit, të mbështetura nga forca ushtarake dhe helikopteri kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 200 ha me shkurre./Tiranapost.al

Apeli për shqiptarët gjatë udhëtimeve: Respektoni rregullat e zonës Shengen, ndryshe....

“Respektoni rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, ...

Lexo më shumë

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Elvana, Emina dhe Angela kanë tjetër status