Aktualitet

Shkolla fillon në 11 Shtator

Që prej datës 25 Gusht dhe deri në datën 10 Shtator, të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar do të jenë në gjendje të pajisen me librat e vitit të ardhshëm arsimor, në të gjitha pikat e licensuara nga Ministria e Arsimit.

Sipas urdhrit të Ministrisë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme duhet të pajisen vetëm me librat që kanë hologramën e MAS dhe jo libra të tjera alternative jashtë katalogut të aprovuar nga ministria.  Ka qenë Komisioni i Administrimit dhe mësuesit ata që kanë bërë përzgjedhjen për tektet e vitit shkollor 2017-2018.

Gjatë viti 2016-2017 qeveria u angazhua për atë që e konsideroi  “Reforma në Tekstet Shkollore, që nxisnit të mësojnë me tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”. Në këtë reformë u hoqën qindra botimeve që vinin nga alterteksti, pas shqetësimeve të ngritura nga mësues e prindër për shkak të gabimeve dhe skandaleve në përmbajtjen e tyre.

Shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar do të fillojë në datën 11 Shtator. K.H/ tiranapost.al