Aktualitet

Shpërndarja e teksteve mësimore, ja ku do të blihen këtë vit

Shpërndarja e teksteve mësimore këtë vit do të fillojë më 25 gusht. Librat do të shiten në libraritë pranë shkollave, ose në rastet kur botuesit dhe drejtori i shkollës bien dakord për të shfrytëzuar ambientet e institucionit arsimor, do të bëhet brenda në shkollë.

Mësohet se Ministria e Arsimit dhe Sporteve është vazhdimisht në kontakt me shtëpitë botuese për të mos pasur probleme në shpërndarjen e teksteve, ndërsa thuhet se vonesa e tenderit të dëftesave dhe pullave nuk do të pengojë pajisjen me pulla të librave shkollorë.

Gjithashtu po shihet mundësia që për lehtësi prindërit t’i marrin librat të paketuar së bashku sipas viteve shkollore./Tiranapost.al