Aktualitet

Shqipëria një nga 15 vendet më të përmirësuara për të pushuar

Vërtetë që kemi bërë progres. Shqipëria është renditur si një nga 15 vendet më të përmirësuara në Indeksin e Konkurrueshmërisë për Udhëtim dhe Turizëm në vitin 2017.

Raporti i fundit i Forumit Ekonomik Botëror konstaton se disa ekonomi në zhvillim, ku bën pjesë edhe vendi ynë, kanë përmirësuar ndjeshëm rezultatet e tyre të performancës, nga viti 2015.

Në raport thuhet se këto vende tani më ofronë kushte më të mira për turistët dhe janë të gatshëm që të presin më shumë.

Shqipëria zë vendin e 98-të nga 136 vende në këtë indeks, ndërkohë që ajo lihet pas nga Maqedonia, që zë vendin e 89-të. Sipas të njëjtit vlerësim, në krahasim me vendet e rajonit, vendi ynë le pas Bosnjën dhe Hercegovinën, që listohet e 113-a./ Copyright Tiranapost.al