Aktualitet

Shqiptarët shpenzojnë më pak për shëndetësinë, por jetojnë më gjatë

Gjithmonë është thënë se shpenzimet shëndetësore me jetëgjatësinë janë në përpjesëtim të drejtë, por mesa duket Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara e hedhin poshtë ketë mit.

Në një artikull të sajën, revista ekonomike Monitor tregon se amerikanët kanë shpenzimet më të larta për shëndetësi që shkojnë deri në 9,982 dollarë, por renditen në vendin e 27 për jetëgjatësi (78 vite e 9 muaj). Por shqiptarët, të cilët shpenzojnë më pak se në gjithë rajonin për shëndetësinë, vetëm 614 dollar, kanë jetëgjatësinë mesatare 78 vjet.

Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9%  të PBB-së në Shqipëri./Tiranapost.al

shpenzimet-dhe-jetegjatesia