Nën lupën e Stela Sallakut

Si mund ta rinovoj garderobën vetëm me 50 euro

Nga Stela Sallaku/Me siguri jeni duke menduar që kjo është e pamundur. Këtë mendova dhe unë fillimisht, sepse jemi mësuar që për të blerë një garderobë të re na duhen dy rroga e gjysmë, pa përfshirë këpucët. Periudha më e vështirë për shopping është periudha e skontove. Sepse iluzioni se po shpenzon pak është për disa orë sa të shohësh portofolin, ose sapo banka të të njoftojë me një SMS për sasinë e të hollave që ke shpenzuar në 3-4 orët e fundit. Sa veshje realisht përdorni gjatë muajit gusht? Përveç veshjeve të plazhit, unë në fund të çdo sezoni përfundoj tek garderoba kapsulë, xhinse, t-shirt, atlete. Duke lexuar blogun e një influencer një ditë, gjeta ngjashmëri në mënyrën e blerjeve dhe përdorimit të veshjeve që kemi në gjëndje. Një nga gjërat pozitive të modës është se disa veshje i rezistojnë kohës, dhe nuk është e thënë të ri-blesh por t'i mirëmbash.

Me temperaturat e larta që parashikohen në Tiranë është e vështirë që në mëngjes të zgjohesh me ide të qarta për tu veshur. Aq më pak kur sheh disa copa të parehatshme të cilat i kemi blerë në një moment dobësie për nuancën apo dizajnin, ose në periudhë skontosh. Në moment rrëmbejmë një bluzë pambuku dhe pantallonat më të rehatshme të mundshme, s’ka rëndësi që i kemi veshur dhe nja tre herë të tjera këtë javë sepse ato 4 palët e tjera që blemë ishin të ngushta ose "crepe".

Gjithsesi përfundojmë tek të njëjtat vazhdimisht. Por nëse bëjmë disa blerje deri në 50 euro do mund ta kthejmë veshjen "kokëposhtë" siç thuhet, ose do e shndërrojmë look-un në "wow". Mund ti blini tek Zara , Stradivarius , Bershka, TopShop etj.

FullSizeRender (9)

1- T-shirt 

FullSizeRender (15)

2- pantallona të bardha

FullSizeRender (13)

3- Kapelja e kashtës

FullSizeRender (16)

4- këmishë me vija

FullSizeRender (5)

5- vathë me rrathë

FullSizeRender (2)

6- fustan xhins 

FullSizeRender

7- shapka "statement"

/O.Zh/Tiranapost.al/