Aktualitet

Sulmi në Finlandë, femrat në shenjestër të agresorit

Sulmi në Finlandë i ndodhur të premten, ku një 18 vjecar maroken i cilësuar si i dyshuari kryesor sulmoi me thikë këmbësorët, duket se ka pasur në shenjestër vetëm femra si, ka bërë të ditur policia.

Zyrtarët thanë se tani po e trajtonin sulmin në Turku, në të cilin dy persona u vranë dhe tetë u plagosën, si një akt terrorist.

Të dy personat që humbën jetën ishin nga Finlanda, ndërsa një britanik, dy suedezë dhe një italian mbetën të plagosur.

Katër të plagosurit ende janë duke u trajtuar në spital, ku tre ndodhen në kujdesin intensiv  ndërsa pjesa tjetër e të lënduarve pritet të dalin të shtunën.

I dyshuari mbërriti në Finlandë në 2016-ën dhe kishte qenë "pjesë e procesit të azilit", tha policia.

Zyrtarët arrestuan pesë vetë, katër prej të cilëve ishin marokene, në një apartament në Turku të premten në mbrëmje, të cilët po hetohen për sulmin e ndodhur.