Aktualitet Te gjitha

Tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta false, policia i arreston në Rinas


aeroporti

Pesë shtetas janë arrestuar gjatë këtyre ditëve në Aeroportin “Nënë Tereza” për falsifikim pasaportash apo letërnjoftimesh si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.

Janë kapur gjashtë shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Ja cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

Revista “The Economist” ka përpiluar edhe këtë vit listën me qytetet me ...

Lexo më shumë

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Elvana, Emina dhe Angela kanë tjetër status