Aktualitet

Terrorizmi godet kryeqendrat e botës. Po tani kush e ka radhën?

Në mënyrë krejt të çuditshme, dhe në kufijtë e rastësisë, një valë sulmesh të ngjashme goditën njëra pas tjetrës të tjera vende të zhvilluara, duke nisur nga Finlanda e Gjermania, e deri në Rusi e Australi. Disa viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, me një skenar të ngjashëm me atë të Barcelonës dhe me pyetjen që vjen natyrshëm: Çfarë po ndodh?!

Terrorizmi është armiku i përbashkët sot i të gjithë vendeve e popujve demokratikë, dhe që herë pas here godet qytetërime të ndryshme, duke përhapur panik dhe frikë.

I tillë ishte edhe sulmi në Barcelonë, me 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur, në një nga rrugët më të dashura dhe më të populluara nga turistët por jo vetëm. Por duket se nuk ishte i vetmi plan djallëzor i ISIS, që menjëherë pas viktimave në Spanjë, nxitoi të marrë autorësinë e vrasjeve.

Në mënyrë krejt të çuditshme, dhe në kufijtë e rastësisë, një valë sulmesh të ngjashme goditën njëra pas tjetrës të tjera vende të zhvilluara, duke nisur nga Finlanda e Gjermania, e deri në Rusi e Australi.

Disa viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, me një skenar të ngjashëm me atë të Barcelonës dhe me pyetjen që vjen natyrshëm: Çfarë po ndodh?!

Finlandë

Një person theri me thikë 10 persona, ku dy prej tyre humbën jetën ndërsa 8 të tjerë u plagosën. Sipas dëshmitarëve, autori i sulmit thirri “Allahu Ekber” përpara se të kryente krimin makabër.

170818102920-04-finland-attack-0818-exlarge-169

Gjermani

Pas Finlandës, sulmi i radhës u shënua në Gjermani pranë Dusseldorfit ku një 31 vjeçar vrau me thikë një person dhe plagosi në tjetër. Zyrtarisht sulmi nuk mendohet të jetë i lidhur me terrorizmin, por fakti se erdhi vetëm dy orë pas një sulmit të ngjashëm me thikë në qytetin finlandez të Turkut, mban në panik autoritetet gjermane.

Dusseldorf-842990

Rusi

Një person sulmon me thikë këmbësorët, duke plagosur 8 persona. Autori është vrarë në kohë nga policia ruse, e cila dyshon fort se një akt i tillë është vepër terroriste.

5997ffcfdda4c82f0e8b4567

Australi

Edhe në Sidnei të Australisë, një person u fut mes turmës së këmbësorëve në një qendër tregtare me automjetin e tij duke lënë disa të plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë. Megjithatë, në ndryshim nga sulmet e mësipërme, dyshohet se drejtuesi i mjetit të jetë një person me probleme mendore.

2-15-655x356

Deri më tani, autoritetet e vendeve më të zhvilluara, ende nuk kanë dalë në një përfundim me faktin se sa janë të lidhur këto sulme mes tyre. Por e sigurt është, se terrorizmi nuk fle dhe është gjithmonë duke menduar plane vdekjeprurëse për të ngjallur panik dhe frikë.

E ndërkohë që bota po kalon momente terrori në pjesë të ndryshme të saj, edhe një herë Barcelona riktheu në sytë e të gjithëve rrezikun që i kanoset qytetërimit modern nga terrorizmi. E.C/ Copyright Tiranapost.al