Tech

Tesla 3, ja çfarë duhet të dini për makinën elektrike që hapet jo me çelës, por me smartphone

Supermakina elektrike Tesla 3 hapet me smartphone, ajo nuk ka një çelës tradicional dhe në çdo aspekt makina që pritet të dalë në treg së shpejti do të jetë e para nga makinat e së ardhmes. Teksa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shpalosuer një plan që deri në vitin 2040 nuk do të ketë makina me benzinë ose naftë ja se çfarë duhet të dini për makinën që kushton jo pak, por 150.000 euro.

Për të prodhuar një Tesla 3 nevojiten gjashtë muaj dhe prodhimi i saj është shumë delikat. Karriget elektrike, xhami panoramik dhe pothuajse çdo komandë brenda në sallonin e makinës do të jetë e kontrollueshme nga një smartphone me anë të bluetooth.

tesla2

Tesla nuk do të jetë e ngarkuar me butona të shumtë, por do të ketë një ekran plot 15 inç të ngjashëm me një tabletë shumë të madhe, prej nga do të kontrollohen të gjitha funksionet e makinës, por edhe mund të lundroni në internet, fiks si në tabletin tuaj personal.

Normalisht që një makinë kaq e shtrenjtë dhe inovative, jep të gjithë komfortin dhe teknologjinë. Makina ka internet 14G, porta për USB, drita LED dhe një xham panoramik të cilën mund ta bëni më të errët ose mund të jepni mundësinë që të jetë më i hapur ndaj dritës sipas preferencës suaj.

tesla3

Tesla, gjithashtu ka zhvilluar autopilotin më të avancuar në botë për momentin dhe ka kapacitet për t’u drejtuar vetë mjafton të caktohen koordinatat dhe vendmbërritja. Pra, makina mund të bëhet krejtësisht autonome për shkak të sensorëve të shumtë që ka, por megjithatë mos ëndërroni të jeni pasagjerë të makinës, sepse ende në SHBA, Britani dhe BE kjo është e jashtëligjshme, sepse nuk është testuar aq sa duhet.

tesla4

Për më tepër në rast se e doni patjetër këtë makinë edhe në rast se shisni shtëpinë për ta marrë për shkak se është shumë e shtrenjtë nuk do të jetë shumë problem. Sediljet prapa palosen plotësisht dhe krijojnë një hapërirë prej 206 cm për të vendosur materiale kampingu, por edhe për t’u shtrirë për të fjetur 2 të rritur.

Tesla është e ardhmja dhe të gjithë konkurrentët e tjerë pritet t’i bashkohen tregut elektrik të makinave. K.H/ tiranapost.al