Aktualitet

Trishtimi i gushtit i ngjan atij të të dielave mbrëma dhe ka një emër

Ka diçka në ajër gjatë gushtit që na komunikon me zë të lartë mesazhin: Verës i erdhi fundit, shtatori është afër dhe erdhi momenti të merrni ca përgjegjësi. Për disa njerëz, ky mund të jetë një prej muajve më të vështirë për shkak të anktheve dhe tensioneve të pashpjegueshme. Megjithatë, një shpjegim për këtë melankoli të çuditshme ekziston: sipas Stephen Ferrando, drejtor i psikiatrisë në Westchester Medical Center, i ashtuquajturi ‘agust blues’ është i ngjashëm me ‘Sunday blues’ ose trishtimi i mbrëmjeve të të djelave që provohet në mbyllje të fundjavës dhe në nisje të një jave të re. Dallimi është se trishtimi i gushtit zgjat gjithë muajin.

Sipas Ferrando, ana negative e ‘melankolisë së gushtit’, përveç kohëzgjatjes, në fakti nqë kjo e fundit i prek të gjithë: si ata që e dashurojnë verën, ashtu edhe ata që nuk e durojnë dhe mezi presin të mbarojë—Të parët sepse do të ndihen në ankth për mbarimin e stinës së tyre të preferuar, kurse të dytët sepse janë shumë afër ‘arritjeve’ të tyre. Në të dy rastet, ndihet një lloj faji apo pakënaqësie për faktin se të duket sikur nuk ke bërë mjaftueshëm dhe nuk ke dhënë maksimumin gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ankthi për përfundimin e verës dhe tensioni për fillimin e një viti të ri, që në shumë fusha përfaqësohet nga shtatori, prek të gjitha moshat. Për fëmijët në moshë shkollore dhe prindërit e tyre për shembull, gushti është një muaj plot me emocione, pritshmi, por edhe frikë.

Në rastin kur simptomat (nivele të ulëta energjie, lodhje e tepruar, përgjumje) janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme dhe me valë të gjata në harkun kohor të dy vjetëve, mund të flitet për ‘depresion sezonal’. Sipas psikiatrit Ferrando, ka një dallim mes depresioni të jetuar në dimër dhe atij të jetuar në verë: ky i fundit karakterizohet nga rritja e ankthit dhe acarimit dhe dominohet nga nevoja e personit për të bërë diçka, kurse dimri karakterizohet nga të qenit më ‘vegjetativë’.

Çfarë duhet bërë për të evitua këtë melankoli? Gushti nuk duhet parë si një moment përgatitjesh: ka ende kohë për të pushuar. Mund të përdoret për të bërë organizime në funksion të muajve të ardhshëm, por duke ruajtur një ritëm të ngadaltë. Ashtu si para shkolle, duke nisur dalëngadalë me blerjen e fletoreve, lapsave dhe librave, duke mësuar të shijosh maksimalisht thërrmijat e fundit të verës.

Pershtati O.Zh/Tiranapost.al/