Vdes tragjikisht gazetari i Wall Street, fitues i çmimit Pulitzer
Gazetari amerikan 34-vjeçar i “Wall Street Journal” Joseph Rago, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Manhattan, pas një lajmërimi që iu bë policia ishte lajmëruar nga media, për shkak se kishte shumë ditë që nuk paraqitej në punë.
Autoritetet e kanë gjetur fituesin e çmimit prestigjioz për publicistikën gazetareske, çmimin “Pulitzer” të vdekur pa shenja dhune, ose traume të dukshme fizikisht. Ende pritet që të publikohen rezultatet e autopsisë, përpara se të përcaktohet shkaku i vdekjes së parakohshme të gazetarit.
Ky lajm ka shokuar opinion publik dhe median amerikane, pasi Rago ishte një yll në ngritje i gazetarisë dhe kishte arritur në karrierën e tij, që shumë i ri suksese të jashtëzakonshme.
Kohët e fundit Rago, në editorialin e tij të “Wall Street Journal” ishte një nga zërat më vokalë në mbrojtje të sistemit shëndetësor amerikan dhe me mendimet e tij ai kishte një impakt të madh në stratëgjitë qeverisëse dhe politikbërjen në Washington. K.H/ tiranapost.al