Aktualitet

Vendimi më i vështirë që marrim në jetë

Çdo ditë na paraqet sfida të reja dhe kërkon që ne të marrim vendime rreth tyre. Por nëse nga të gjithë vendimet të natyrave të ndryshme, sjellja në jetë e një fëmije konsiderohet si vendimi më i vështirë.

Kjo mund të sjell lajme të këqija për prindërit e rinj, por kërkimet kanë treguar se të kesh fëmijë nuk është dobiprurës për ju.

Nëse e keni vënë re se miqtë tuaj po fillojnë të rritin familjet e tyre të vogla dhe ju pëlqen një pjesë e lumturisë prindërore, ju mund të dëshironi të dëgjoni atë që ekspertët kanë për të thënë për prindërimin e parë.

Studimet shkencore kanë treguar se të paturit e një fëmije mund të ndikojë në shumë gjëra në jetën tuaj duke filluar nga financat, gjumi dhe madje marrëdhëniet seksuale në çift.

Greg dhe Mitch, që mbajnë një shfaqje shkencore në YouTube, kanë detajuar efektet dëmtuese që një fëmijë mund të ketë mbi individë dhe çifte.

femi

Gjumi është diçka që prindërit e vuajnë më së shumti. Në dy vitet e para të jetës së një fëmije, një prind do të humbasë gjashtë muaj gjumë, duke arritur në vetëm 2.5 orë gjumë një natë mesatarisht.

Ekziston edhe një mangësi e madhe financiare që lidhet me fëmijët.

NBC News ka raportuar se në Amerikë, shpenzimet për një fëmijë mund të shkojnë më shumë se 13,000 dollarë në vit.

Së fundi ekziston kërcënimi i mbipopullimit. Shkencëtarët parashikojnë se popullsia e botës do të kalojë 10.5 miliardë deri në vitin 2050.

Nëse kjo ndodh, do të jetë më e vështirë për popullatën të prodhojë ushqim, ujë dhe strehim të mjaftueshëm për të gjithë që të mbijetojnë në mënyrë adekuate.

Prandaj, duke mos pasur një fëmijë, mund të shpëtosh planetin.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë të mos keni fare fëmijë por është një shembull se sa sfiduese mund të jetë kjo përgjegjësi.

J.L, Tiranapost.al