E shtunë, 19 Gusht 2017
Kryesore Profil Te gjitha

Veshje luksoze dhe shpenzime pa kufij: Kjo është Zonja e Parë e shtetit ku mbizotëron skamja


Njihuni me Ri Sol-ju, bashkëshorten e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Kush është ajo në të vërtetë dhe pse francezët e quajnë “Carla Bruni koreane”?

PX*3478624

Nuk del shpesh në publik dhe nuk dihet shumë rreth saj, por ama sa herë që shfaqet përkrah bashkëshortit, është në qendër të vëmendjes së mediave. Po flasim për Ri Sol-ju, bashkëshorten e diktatorit korean, Kim Jong-un.

Por rreth saj ekziston një amulli shumë e madhe, pasi për shkak të informacionit të cunguar dhe të censuruar, nuk dihet saktësisht datëlindja e saj. Nuk dihet se përse u zhduk për një periudhë prej tetë muajsh dhe madje nuk dihet me siguri nëse Ri Sol-ju është emri i saj i vërtetë. Por për kë po flasim atëherë? Thjesht hedhim hipoteza…

Top Secret
Fotot e para në krah të bashkëshortit Kim kanë dalë në vitin 2012, atëherë kur shtypi koreano-verior njoftoi zyrtarisht se cila është shoqëruesja e diktatorit. Por shërbimet sekrete të Koresë së Jugut ngrenë hipotezën se në të vërtetë ajo quhet Hyon Song-wol dhe ka qenë vokaliste e grupit pop Pochonbo Electronic Ensemble.

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Për francezët është Carla Bruni koreane
Që ka qenë këngëtare nuk ka dyshim. Për këtë media franceze e etiketoi menjëherë si “Carla Bruni koreane”, por ndryshe nga shërbimet sekrete, ajo ka performuar me orkestrën Unhasu natën e Vitit të Ri 2010 dhe pikërisht aty është njohur me Kim Jong-un. Autoritetet komuniste nuk e kundërshtuan martesën dhe vajza vazhdoi studimet në universitetin më të mirë në Korenë e Veriut, Kim II-sung, ku interesant është fakti se për gjashtë muaj ndoqi një kurs se si të jetë “Zonjë e Parë” dhe duket se këtë rol po e bën më së miri, të paktën për sa i përket imazhit që përçon. Fustanet e saj janë të markave më të njohura evropiane, ndërsa populli përballet me një krizë ushqimi që prej viteve ’90.

Lady Dior
E vërteta është se përballë skamjes së koreano-veriorëve, Ri Sol-ju bën një jetë luksi si asnjë tjetër më parë. Në korrik të vitit 2012 gjatë një koncerti gala u pa përkrah bashkëshortit e veshur me një fustan në stilin Chanel, veshje kjo e konsideruar nga të gjithë si e pazakontë për një grua koreano-veriore. Ajo u martua me diktatorin në kohën kur ky po bënte spastrime në shumë digastere shtetërore, përfshirë edhe ushtrinë, ndaj martesa me një “Carla Bruni” u quajt si “vazhdimësi e linjës së ndryshimit, propagandë, ose të dyja bashkë”.

Ka një dëshmi shumë interesante që vjen nga Kenji Fujimoto, ish-kuzhinieri i Kim Jon-il. Ai thotë se ka takuar Ri gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Korenë e Veriut dhe e përshkruan si një “Grua shumë tërheqëse. Nuk mund ta përshkruaj zërin e saj. Është kaq delikate”. Si dhuratë ajo i dha Fujimotos një çantë Christian Dior, markë të cilën e përdor vazhdimisht për vetë. Por këtu fillon edhe çmenduria, pasi një çantë e tillë në Korenë e Veriut kushton rreth 1,600 dollar, aq sa paga vjetore e një punëtori mesatar.

Një ditë e brengosur për shkak të profesionit

Nga Diana Çuli* Disa ...

Lexo më shumë

E vërtetë apo gënjeshtër?
Megjithatë, prej kohësh në media vlon debati nëse bëhet fjalë për marka origjinale apo imitime koreane, pasi nëse vërtetë Zonja e Parë shpenzon aq shumë për t’u veshur, nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon çmendurinë e një shteti që prej disa muajsh po bën me dhembje koke fuqitë e mëdha./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama