Art dhe Kulturë

VIDEO/ Pikturat e Ramës në Bienalen e Venecias. Të huajt kuriozohen nga ky pasion i Kryeministrit

Pikturat, dihet tashmë publikisht se janë një ndër pasionet më të mëdha të Kryeministrit Edi Rama, aq sa ai e ushtron këtë pasion herë pas here edhe gjatë kohës që është në zyrë.

Pikërisht këto piktura, janë bërë tashmë pjesë e edicionit të 57-të të Bienales së Venecias.

Në video-prezantimin e Kryeministrit Edi Rama në cilësinë e artistit, ai shfaqet në duke hyrë e duke dalë në zyrën kryeministrore, duke komunikuar me stafin, mediat, duke folur në konferenca, por pa u ndarë për asnjë moment nga pasioni i tij.

Siç shihet edhe në video, vetë Rama ka zgjedhur ta prezantojë zyrën e tij si njëlloj atelieje, ku ai vizaton, jo vetëm kur arrin t’i "vjedhë" kohës pak minuta të lira, por edhe gjatë mbledhjeve apo takimeve me njerëz të ndryshëm.

Dhe ky fakt ka ngjallur kuriozitet të madh mes vizitorëve të huaj në Bienalen e Venecias, të cilët duan të shohin anën artistike të Kryeministrit shqiptar.

Bienalja e Venecias është hapur në maj të këtij viti dhe mbyllet në 26 nëntor. E.C/ Copyright Tiranapost.al