Aktualitet

VIDEO/ Sulmohen me thikë këmbësorët në Rusi. 8 të plagosur, policia vret agresorin

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë, ku tetë persona janë plagosur me thikë në Rusi.

Ngjarja ka ndodhur në Surgut, qytet në Siberi, ku sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS, një person ende i paidentifikuar ka sulmuar këmbësorët me thikë, duke plagosur 8 persona.

Sipas raportimeve, autoritetet ruse kanë marrë menjëherë masa duke vrarë autorin.

Deri më tani nuk dihet ende nëse mund të bëhet fjalë për një sulm terrorist, duke parë orët e vështira që po kalon bota pas sulmit terrorist në Barcelonë. E.C/ Copyright Tiranapost.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=mtfRsSPh5fI[/embed]