Aktualitet

Xhemi nuk qenka zhdukur për fare

Thamë se ishte larguar njëherë e përgjithmonë nga rrjetet sociale, por ja tek qenka. Edhe pse profili i saj në Instagram vazhdon të jetë i mbyllur, për profilin e qendrës estetike që ajo administron, e shkel vendimin. Është çështje biznesi dhe imazhi, ndaj dhe Xhemi është rikthyer vetëm për pak, sa për t’ju kujtuar se keni një mundësi për t’u bërë të bukura. Është bërë edhe vetë e bukur, si përherë, nga duart e vajzave që punojnë aty dhe ja ku e kreu misionin.

[embed]https://www.instagram.com/p/BZY9SJAh5AT/?taken-by=sunwellnesscenter[/embed]

Braktisja e Instagramit nga Xhemi u bë lajm para pak javësh. Para se t’i japim të drejtë dhe të bëjmë “mea culpa”-n tonë, si pjesë e medias së sotshme, që herë pas here bëhet e hidhur dhe tendencioze me personazhet e njohur, duke qenë edhe shtysë për vendime të tilla, duhet thënë se Xhemi është nga të paktat vajza të ekranit që nuk merr kurrë komente negative në rrjet. As shkrime tendencioze sikur s’kemi parë për të.

Mund të jetë mërzitur sepse nuk guxon të hedhë një foto e të bëjë një koment sepse përfundon menjehërë nëpër portale? Këtu s’ka faj!