Aktualitet

Zyrtarit të lartë në Vlorë i djegin makinën. Tre ditë më parë e dhunuan fizikisht

Tre ditë më parë, persona të maskuar e dhunuan fizikisht duke e goditur me sende të forta, ndërsa sot i kanë djegur makinën.

Bëhet fjalë për shefin e Policisë Kufitare në Vlorë, Sadik Ceka 49 vjeç, të cilit i kanë djegur automjetin tip “Skoda” para derës së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa ende nuk dihen autorët dhe shkaqet. Kjo është ngjarja e dytë brenda tre ditësh ndaj Cekës, ndaj dhe policia dyshon fort se ngjarjet të kenë lidhje mes tyre.

Megjithatë pritet që hetimet e policisë të nxjerrin në pah detaje të autorëve dhe shkaqeve të ngjarjes. E.C/ Copyright Tiranapost.al

makina2-300x169makina3-300x225