25 Rreshtat e Mirës

25 rreshta për këto festa

25 rreshta për këto festa

Nga Mira Kazhani/ Në fund të këtij viti dua të them dy fjalë. Për mua, them se ka qenë shumë më i mirë seç e prisja, sidomos në fillimet e podcast-it, ku edhe vetë isha skeptike se po ecja kundër rrymës, duke bërë një zgjedhje profesionale, që ndoshta nuk do gjente vëmendjen e publikut të bombarduar me gazetari agresive. Por ja që publiku i Tiranapost u shtua edhe më shumë, brenda dhe jashtë kufijve. Këtë vit s`kam dëgjuar vetëm të ftuarit e mi, por edhe ndjekësit. Ata, më shumë nga të gjithë e kanë inkurajuar këtë podcast.

Faleminderit nga zemra të gjithëve! E vlerësoj çdo klik, çdo postim që bëni, 'share' apo koment. Për të gjithë të ftuarit që më thanë Po, - dhe bënë shumë mirë- faleminderit për besimin dhe për atë që bëni për veten dhe Shqipërinë! Një prej tyre nuk është më mes nesh. Vjosa Berisha, e cila do më kujtojë gjithnjë se jeta duhet jetuar me zemrën plot e shpirt optimist, siç ajo. Nuk jemi përgjithmonë këtu, ndaj ta kursejmë pak fjalën e keqe për njëri-tjetrin. Të shohim punën tonë pak më shumë.

Ju uroj të gjithëve një fundvit special! Faleminderit, por sidomos Faleminderit çunave të Barrakës, gocave të Tiranapost, Zenit dhe Fabjolës. Xhenit, Teatrit Turbina dhe Bankës Credins!

Gëzuar!

Tiranapost.al