25 Rreshtat e Mirës

Çfarë pashë mbrëmë tek Sunny Hill

Duke parë nga ky sy magjik, të rinjtë, që janë plot nëpër Shqipëri, si shpirtra të lirë e që flasin një gjuhë tjetër, nga izolimi dhe tranzicioni i brezit të prindërve të tyre, do të bëhen qytetarët e denjë të vendit të tyre.

Çfarë pashë mbrëmë tek Sunny Hill

Mbrëmë bëra një xhiro tek “Sunny Hill”! Çfarë brezi cool, çfarë vibe dhe sidomos çfarë djem e vajzash!

Ka një Shqipëri që s’e dimë, përveç asaj të tastierës. Tërë kohës ky mendim më përplasej si dallgë gjatë atyre dy orëve.

Pyesja veten se ku rri kjo gjeneratë, ky humus i vendit? Ku do shkojnë këta të rinj? Sa talente të fshehur ka mes tyre? Cila është Luiza mes tyre? Cili është kryeministri, po opozitari, po gazetari, po inovatori, sipërmarrësi?

Ç’do bëhet me të ardhmen e tyre? Do qëndrojnë në Shqipëri? Duan të studiojnë jashtë e më pastaj të kthehen? Të mos kthehen sepse janë qytetarë të botës, apo të mos kthehen se askush nuk u kujtua për ta gjatë rrugës?

Ja, këtu nisin “25 rreshtat”:

Ne kemi një natyrë që gjithmonë marketojmë të suksesshmin, por jo rrugën sesi vjen suksesi. Dhe këtu zë fill historia jonë. Prej disa ditësh, Luiza Gega është njeriu më i marketuar në vend. 33-vjeçarja e bëri Shqipërinë kampione të Europës. Por Luiza ka një rrugë të gjatë nga pas. Ajo e nisi duke dalë e fundit dhe punoi me djersë e gjak për të triumfuar në suksesin e saj. Rruga dhe vuajtjet e Luizës duhet të jenë tregtia e vlerave, përgjegjësia e të gjitha qeverive, politikat që u hapin rrugën të tjera Luizave. Duhet bërë më shumë në qeverisjen e vendit në këtë drejtim, që nga vendimet që merren për 30 vitet e ardhshme, nga barra financiare që u lëmë atyre, terrenet sportive dhe sidomos nga modeli që iu farkëtojmë. Puna e çdo qeverie është të shtrojë rrugën e talenteve duke i identifikuar ata, duke iu ndërtuar infrastrukturën e të ardhmes dhe jo thjesht duke i shtruar tapetin e kuq ditën e suksesit.

Duke parë nga ky sy magjik, të rinjtë, që janë plot nëpër Shqipëri, si shpirtra të lirë e që flasin një gjuhë tjetër, nga izolimi dhe tranzicioni i brezit të prindërve të tyre, do të bëhen qytetarët e denjë të vendit të tyre.

Të rinjtë që pashë mbrëmë tek “Sunny Hill”, më kujtuan sigurisht që s’jam më aq e re, e që i përkas një kohe ku të ishe i ri, nuk ishte aq e larmishme sa sot.

Eshtë kjo gjenerata e tyre që kënaqen me njëri-tjetrin, që kanë botën e tyre, Dj-t e preferuar që ua këndojnë këngët të gjitha, që nuk iu intereson cili je e çfarë përfaqëson, ti që po pi një koktej aty pranë. Ka një pjesë nga jeta publike që kujtojnë se bota sillet rreth tyre, se Shqipëria sillet rreth tyre. Në fakt, ka një Shqipëri që s’do t’ia dijë. Rritet çdo ditë si versioni modern i vargjeve migjeniane. Është ajo e të rinjve me dhjetëra që shëtisnin me atlete e xhinse tek Sunny Hill, që të fton t’i dëgjosh dhe t’u flasësh gjuhën e tyre.

P.s. Është krijuar përshtypja se në Shqipëri të rinjtë nuk janë si në Europë, të thjeshtë e cool, por pak si Kardashian, e pak si arabë. Po, është një shirit i shoqërisë që e ka përqafuar atë kulturë që nuk na ngjan, por ka edhe rini që i rri “fit” Europës.

Çfarë pashë mbrëmë tek Sunny Hill

Çfarë pashë mbrëmë tek Sunny Hill

Çfarë pashë mbrëmë tek Sunny Hill