5 minuta me Eldën

6 sugjerime nga Elda për të bërë blerjet e duhura gjatë të Premtes së Zezë

6 sugjerime nga Elda për të bërë blerjet e duhura gjatë

Nëse do kishte një kohe ideale kur më në fund mund të provosh produktet që i ruaje prej kohësh, është tani. E kam fjalën për të Premten e Zezë dhe marrëveshjet më të mira përsa i përket bukurisë për 2020-ën. Dua të ndaj me ty disa nga marrëveshjet më të mira, nëse ke nevoje të rimbushësh rutinën tënde ose do të provosh produkte të reja, por ndoshta dhe të mbash shënim dhuratat për të afërmit.

Tani mua më duket periudha më e mirë per të trajtuar njollat në lëkurë që mund të kenë mbetur nga aknet ose janë krijuar nga dielli dhe luhatjet hormonale. Është momenti që të përfshish acidet në lëkurë. Duket e frikshme ideja e përdorimit të tyre, por efektet në lëkurë janë të mëdha nëse dëshiron ton uniformë dhe lëkurë me shkëlqim. Mes pafund acidesh do veçoja D-CLAR S.O.S Dark Spots (Linku për porosi) i cili kryen trajtim të plotë të hiperpigmentimeve. Një kokteil i bukur acidesh, i miksuar tek eksfoljuesi, serumi dhe kremi trajtues për reduktimin të njollave në lëkurë dhe në rigjenerimin e saj. Mos harro, të nesërmen në mëngjes do të të duhet medoemos kremi i diellit, acidet kanë tendencë ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj tij.

Nuk mund të më linte pa shpëtuar në këtë javë të zezë kremi me pluhur diamanti, safir dhe pudër almetisti që rrisin shkëlqimin e lëkurës dhe i japin një pamje rinore . E kam fjalën për Absolute Illuminating Global Anti Age Cream (Linku për porosi). Kompleksi Stem Cell, ekstraktet e zambakut të bardhë dhe ekstraktet e frutit të pasionit do e bëjnë lëkurën më uniforme edhe më me shkëlqim. Produktet interesante nuk mbarojnë këtu. Korff gjithashtu ka ulur edhe fondotintën e saj më të pëlqyer. Fondotinta kremoze me efekt lifting në Aoos (Linku për porosi) përveçse ofron mbulim të mirë përgjatë gjithë ditës, por dhe hidraton lëkurën falë acidit hialuronik dhe vitaminës E.

E formuluar me Kinine dhe vitamina B kjo shampo (Linku për porosi) e Klorane më ka tërhequr vëmendjen në Aoos. Në një testim të kryer në 31 persona, pas 21 ditësh 84% prej tyre e ndjenë flokun më të fortë dhe më të shëndetshëm. Nëse po kërkon diçka më intensive (Linku për porosi) trajtimi intensiv i formuluar për forcimin e rrënjës së flokut duhet provuar. Ato nxisin mikroqarkullimin në rrënjën e flokut, do forcojnë flokun, por njëkohësisht duke e bërë më elastik.

I fundit si produkt, të cilin prej 4 muajsh tashmë nuk e ndërroj është Absolute Dry (Linku për porosi). Ai bllokon djersitjen për 7 ditë. Duket e çuditshme, por funksionon. Ka një mënyrë unike aplikimi dhe efekti në lëkurë, por për 7 ditët në vazhdim ti nuk do kesh nevojë të aplikosh antidjersë tjëter. Efekti i tij zgjat dhe pas dushit dhe gjëja tjetër fantastike që mua më ka shpëtuar është se nuk lë njolla tek rrobat.

Pasi të kesh marrë gotën me çaj mali, kap laptopin në një vend komod në divan dhe bëhu gati për disa nga uljet më të mira të vitit.

Ps: Aoos ofron 10% ulje ekstra në çdo produkt që blihet me kodin #tiranapost. Mjafton të thuash Tiranapost!