Çështje të Personalitetit

Si ta kuptosh nëse vuan nga Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv?

Si ta kuptosh nëse vuan nga Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv?

Çfarë është Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv?

Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv (OCD) është një çrregullim ankthi. Nëse jetoni me OCD, zakonisht do të keni mendime obsesive dhe sjellje të detyrueshme, të vazhdueshme. Këto veprime mund t`ju marrin kohë dhe të shndërrohen në shqetësuese në jetën tuaj të përditshme.

Një mendim obsesiv është një mendim ose imazh që vazhdimisht ju vjen në kokë.

Këto mendime janë të padëshiruara dhe nuk mund t'i kontrolloni. Mund të jetë e vështirë të injorohen. Janë pikërisht këto mendime që vërtiten në kokë dhe që ju bëjnë të ndiheni të dëshpëruar, të shqetësuar ose fajtor.

Disa shembuj të mendimeve të shndërruara në fiksime zakonisht përfshijnë:

• Mendoni se ushqimi mund të jetë i ndotur,

• Keni frikë se mund t`ju ndodhë diçka e keqe, nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, simetrike, statike,

• Jeni të shqetësuar për dëmin që mund t`i bëni vetes ose njerëzve të tjerë,

• Keni vazhdimisht mendime seksuale,

• Të fiksuar mbas çështjeve dhe mendimeve fetare

• Mund të mendoni vazhdimisht se marrëdhënia juaj do përfundojë

• mendime supersticionesh – po s`bëra këtë do më ndodhë diçka e keqe

• mendime të dhunshme - mendime për të qenë të dhunshëm ndaj një personi të dashur ose njerëzve të tjerë.

Mendimet arrijnë deri në pikën e mësipërme, aq sa pacientët kanë frikë t`u tregojnë edhe psikologëve të tyre se mos ky i fundit mendon pastaj se janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe familjen.

Kompulsionet

Ose ndryshe veprimet janë gjëra të cilat i bëni në mënyrë të përsëritur për të lehtësuar ankthin nga mendimet tuaja obsesive. Keni një besim brenda vetes se nëse nuk i bëni këto veprime, juve ose dikë që doni do ta gjejë hataja.

Ndonjëherë e kuptoni që po e teproni, por e keni të pamundur të ndaloni.

Cilat janë veprimet që kryeni më shpesh në këto raste:

• kontrollimi i gjërave në mënyrë të përsëritur - për shembull, nëse një pajisje është fikur, nëse e ke mbyllur sobën.

• larja ose pastrimi i gjërave tepër,

• kryerjen e diçkaje në një rend të veçantë, në një model të përsëritur ose në një numër të caktuar herësh

Kontaminimi

Disa njerëz që jetojnë me OCD kanë frikë nga ndotja. Kjo do të thotë që ju vazhdimisht mund të ndjeni nevojën për t'u siguruar që diçka është e pastër dhe pa mikrobe ose papastërti.

Mendimi juaj obsesiv është zakonisht se çdo ndotje do të dëmtojë veten ose një të dashurin tuaj. Ju mund të keni frikë:

• t`i shtrëngoni dorën dikujt,

• të përdorni tualetet publike ose tualetet e përbashkëta,

• të prekni dorezat e dyerve,

• të përdorni pjata, gota në një vend publik,

• të përdorni telefona në publik,

• të shkoni në spital

• të shkoni në shtëpinë e dikujt tjetër, dhe

• të prekni objektet e përbashkëta. Të tilla si telekomandë, tastierë kompjuteri ose para.

Kontrolli

Ndodh atëherë kur ndjeni nevojën për të kontrolluar diçka në mënyrë të përsëritur. Ju mund të shqetësoheni se diçka, ose dikush, mund të dëmtohet nëse nuk kontrolloni diçka. Kontrolli i zakonshëm mund të përfshijë:

• që një dritë të fiket,

• që një pajisje të jetë e fikur. Të tilla si soba, një hekur, një çezmë ose një llambë,

• që një dritare të mbyllet ose një derë të jetë e mbyllur,

• simptomat e një sëmundjeje në internet,

• të kontrolloni në çantë nëse keni portofolin, telefonin ose çelësat

Grumbullimi

Ndodh kur e keni të vështirë të hiqni qafe sende në shtëpinë tuaj edhe kur hapësira po kufizohet. Ose kur shumica e njerëzve do t'i shihnin artikujt si jo të dobishëm. Ju mund të zbuloni se blini, grumbulloni dhe ruani sende edhe kur nuk ju duhen.

Historia e Benit

E kuptova që në moshë të re se kisha rituale ‘të çuditshme’ që duhej t`i kryeja. Kur fillova universitetin, këto u bënë më keq. Unë nuk isha në gjendje të largohesha nga banesa jonë e përbashkët nëse nuk do ta kisha mbyllur derën e dhomës së gjumit disa herë. Do ta përsërisja këtë pafundësisht derisa të ndihesha rehat dhe se ishte ‘mjaftueshëm’. U tregova disa miqve por u ndjeva budalla dhe në siklet. Vetëm pasi mora ndihmë psikologjike arrita të kem mbështetjen dhe trajtimin e duhur.

Çfarë e shkakton OCD?

• një përvojë personale,

• faktorët biologjikë dhe gjenetikë, dhe

• personaliteti.

Edhe pse nuk dihet saktësisht pse zhvillohet OCD, ai mund të trajtohet me sukses.

*Artikulli i Rethink u përshtat në shqip nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit