Ke dëgjuar ndonjëherë për stilin Off-Duty? Të vishesh si modelet në përditshmëri
Fjala “off-duty”- “jashtë detyre” është një term i cili ka kaluar modele pas modeleje e që nënkupton faktin se ato janë në çdo moment në krye të detyrës dhe të veshura gjithmonë “glamorous”, por kur ato dalin në rrugë kombinojnë njëkohësisht stilin shik dhe sportiv.
Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Baldwin, për të përmendur disa emra, çfarë mendoni se kanë të përbashkët këto vajza? Përveç faktit se janë modelet më të sukseshme në botë, ato gjithashtu kanë dhe stilin e rrugës më cool. Sigurisht që dhe ato nuk e kanë atë stilistin e tyre gjithë kohës pas vetes dhe janë mësuar më së miri se si të vishen off-duty.
Klasiket nuk dalin kurrë nga moda:
Nëqoftëse stili off-duty na ka mësuar diçka, është vetëm investimi në disa elemente veshjesh me vlerë dhe me kualitet të lartë. Pulovrat, palltot apo dhe bluzat e bardha janë ndërtimi i një dollapi të modelit të suksesshëm dhe të sofistikuar.
Investoni tek një çantë e mirë:
Modelet pëlqejnë që të vishen me veshjet më komode të mundshme dhe aksesorët janë mënyra perfekte për të injektuar pak personalitet në veshjen e tyre të rehatshme. Si për shembull çanta Chanel është elementi klasik i të gjitha investimeve, ka qenë një çantë e njohur prej shumë dekadash. Aksesorë të tjerë që mund të përmirësojnë veshjen tuaj janë dhe vathët, rripat, apo edhe shallet.
Xhaketa e lëkurës:
E përsosur për të forcuar një pamje të rehatshme ose për të shtuar një avantazh në një pamje femërore. Investoni tek një xhaketë lëkure e mirë dhe do ta keni për gjithë jetën.
Xhinset do të jenë shoqet tuaja të ngushta:
Xhinset kanë qenë shtylla kryesore në stilin e rrugës për vite me radhë prej komoditetit të tyre. Nga xhinse të zeza të ngushta, ‘boyfriend jeans’, xhinset e grisura etj, do të jenë gjithmonë pjesë e stilit off-duty.
All-Black:
Veshjet e zeza janë mënyra më e lehtë për t`u dukur shik dhe tepër e sofistikuar. Dhe kur të gjithë elementët janë cilësorë dhe stil nuk mund të dukeni asnjëherë e mërzitshme.
Këpucët e bëjnë veshjen:
Po të shikoni në çdo galeri të stilit të rrugës ka shumë mundësi që të gjeni pafund foto të ndryshme të modeleve të veshura me një palë çizme të zeza deri në kyçin e këmbës. Ato janë absolutisht të nevojshme në çdo dollap “off-duty”. E njëjta gjë vlen dhe për atletet, dhe mbi të gjitha ato janë mjaft të rehatshme për të bërë atë vrapimin e shpejtë për të rrëmbyer kafenë e mëngjesit.
Tiranapost.al