Kombinohu me Emin

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

Mund të kemi kaluar me të vërtetë në 2021-shin, por kur bëhet fjalë tek e veshura, nuk është se kemi ndonjë ndryshim të madh nga viti i kaluar përveç disa trendeve të reja, apo jo? Më poshtë do të keni disa sugjerime veshjesh, për këtë javë:

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E hënë: Nëqoftëse është një ngjyrë e cila të bën të ndihesh mirë dhe shik padyshim që është e zeza. Shumë vajza thonë se e zeza ndonjëherë bëhet e mërzitshme por gjithçka varet nga mënyra se si e kombinoni ngjyrën e zezë. All-black është zgjidhja më e mirë për ditën e parë të javës së punës.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E martë: Nëqoftëse është një trend që unë do ngelem gjithmonë e fiksuar me të është absolutisht (leather trend). Gjithmonë e marta për mua do të ishte dita e stilit, mund të keni plot takime, dreka apo edhe darka dhe njerëzit padyshim duhet ‘të lënë kokën’ pas veshjes tuaj. Do të zgjidhja pa diskutim tre elementë lëkure për veshjen time që do të ishin pantallonat, çizmet dhe çanta.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E mërkurë: E mërkura, dita e ngjyrës neutrale. Vishni një pulovër të ngrohtë pastaj mund të zgjidhni sipas dëshirës suaj me çfarë ta kombinoni këtë pulovër, unë kam zgjedhur pantallona dhe kam zgjedhur të qëndroj përsëri tek ngjyra pana. Kjo veshje do t’ju rrëmbejë për një shëtitje afër lulishtes së punës pasi do të ndiheni aq rehat.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E enjte: Kam menduar që të enjtes t`i qëndroj pak sportive pasi tre ditët e para të javës ju mund të jeni në punë dhe dy ditët e fundit jeni online. Kjo veshje u përket vajzave që janë në universitet apo në punë dhe pasi mbarojnë takimet e tyre në “Zoom” vendosin të dalin dhe të bëjnë pazar pasi nuk kanë asgjë se çfarë të hanë në shtëpi.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E premte: Më pëlqen që dita e premte të quhet (off-duty) pasi dua që kombinojmë gjërat e thjeshta si për shembull xhinset me një këmishë mëndafshi, pardesy apo dhe çizme të cilësisë së lartë. Do të doja që dita e premte t`u kushtohet shoqeve tuaja të ngushta, të dilni me ato mbasdite për të diskutuar ndodhitë e javës që kaloi dhe të kaloni bukur me njëra-tjetrën.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E shtunë: Gjithmonë e shtuna dhe e diela i janë dedikuar familjes dhe veshja që ju duhet të keni është absolutisht kjo këtu: Fustan i ngrohtë kashmiri deri në fund të këmbëve, çizme të ngrohta për ta bërë pak më stil veshjen dhe do të preferoja gjithmonë një çantë të madhe, dhe e dini pse që pasi të keni shkuar dhe vizituar familjen të keni vend për ato ushqimet e mira që do t’ju japin për t`i marrë me vete.

Veshjet e 7 ditëve të javës, por edhe një serum propozon Emi

E diel: Të dielës do t`i qëndroj sportive deri në pikën e fundit dhe askush nuk mund të më ndërroj mendjen për këtë fakt. Pas gjithë javës së lodhshme që keni kaluar jam e sigurt që nuk doni të vishni asgjë tjetër përveç tutave dhe atleteve dhe sigurisht mos harroni e diela e ftohtë fillon me kujdesin ndaj vetes. Niseni mëngjesin tuaj duke përdorur këtë serum nga “Sturm”.