Nën lupën e Stela Sallakut

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të mira të sezonit

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Sezoni i verës 2021 ka kohë që ka filluar dhe plazhet më të bukura në botë po mirëpresin më në fund pushuesit. Dikush me kostumin e banjos së vjetshëm, dikush ka blerë nga koleksionet e reja, secili po i shijon pushimet siç ia ka ënda. Dikush në Capri, e dikush në Dhërmi, dikush në Cannes e dikush në Durrës.

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Rudina Dembacaj ka vizituar disa vende magjepsëse këtë sezon, por ajo që më ka rënë më shumë në sy është zgjedhja e kostumeve të banjos. E ndjek Rudin prej vitesh ne rrjete sociale dhe e njoh fizikun që ka. Kostumi trup, ose monokini, mund të konsiderohet zgjedhje e guximshme për fizikun në formë molle dhe dardhe. Por kur ka dizajnin e duhur, me disa prerje tek beli, lule që amplifikojnë një pjesë të supit, shpatullës ose belit, çdo siluetë balancohet.

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Kostumi portokalli në tullë, dizajn i ngjashëm me Johanna Ortiz, është dhe një nga trendet e këtij viti. Supe të theksuara? Po! Madje dhe voluminoze! Është një nga truket më të vjetra për të fshehur çdo parregullsi tek krahët, apo gjoksi. Vajzat që kanë probleme me krahë të shëndetshëm, duhet t’i bëjnë të tyret këto lloj dizajnesh.

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Rudina Dembacaj këtë verë zgjodhi rrobabanjot më të

Pastaj, një kostum i bardhë është qershia mbi tortë! Sidomos kur kombinohet me një fustan punuar krejt me grep. Unë kam një të tillë, të cilin e kam veshur para dy vitesh me pushime. Mund t’ju them që është një ndër veshjet më të bukura për plazh! Sidomos kur zgjedh të shëtisësh me anije, yaht ose varkë me vela. Edhe një palë espadrilles me vija dhe voila!