Nën lupën e Stela Sallakut

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Nga Stela Sallaku/ Mund ta them me bindje se së fundmi jam bërë fanse e stilit të veshjeve të Koresë së jugut. Netflix na ka prezantuar me disa prej filmave (seriale) më të bukura Koreanë, si “Vincenzo”, “Crash Landing on You”, “It’s ok to not be ok”, “Run on”, “Start Up “ etj. Pa përmendur “BTS” (grupin muzikor) që ka fituar vëmendje nga të gjithë, “Black pink”, “Twice” e shumë të tjerë artistë të talentuar Koreanë si Son Ye Jin, Kim Taehyung, Kim Seon Ho, Bae Suzy, Joy and Hyuna. Veshin, që nga Bottega Venetta, kostume të qepura në Milano, Dior, Balenciaga, Chanel, Gucci etj. Seç kanë një stil për t’jua kopjuar, edhe pse deri dje t’ju them të drejtën nuk i njihja.


Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, me sa duket nga Koreja e Jugut, vendi i origjines së saj, duhet të ketë marrë stilin dhe dëshirën për shije.

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Gjëja e parë që bie në sy është shalli dhe perlat. Me duket si vintage Hermes dhe kombinohet më së miri me të bardhën e xhaketës. Krijon dhe një kontrast të këndshëm me pantallonat.

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Kostum blu nate me fund dhe xhaketë i kombinuar me këmishë dhe perla. Kontrasti i rozës me blunë bie shumë në sy dhe e tregon elegante.

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Në gardërobën e Amabasadores ka dhe xhaketa “statement”. Ky printi më kujton veshjet tradicionale Koreane, ose ngjyrat e tyre. Copa është brocade e plotë, alternuar me të zezë.

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Ambasadorja Yuri Kim pëlqen edhe “all black” dhe i shkon. Aksesorët i mban minimalistë, perlat dhe pak unaza floriri. E zeza ka shumë epitete pozitive si ngjyrë, por ka tendencën të bëhet edhe e mërzitshme. Dizajnerat sugjerojnë (këtë e kam provuar, fatkeqsisht), që mirëmbajtja është shumë e rëndësishme. Ka tendencën të çngjyroset si dhe të duket jo mirë.

Fashion Police/ Yuri Kim nën lupën e Stelës

Zonja Kim vishet dhe sport. Duket thjeshtë dhe fit. Më pëlqen që edhe grimin e ka mbajtur minimalist dhe thuajse të padukshëm. Ms. Yuri, dukesh 10 vjet më e re kështu casual!

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al