Nën lupën e Stela Sallakut

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones kthen sytë nga Yves Saint Laurent

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Nga Stela Sallaku/ Të gjithë modë-ndjekësit dhe modë-dashësit, u rreshtuan dje për të pritur koleksionin e dimrit ‘23-‘24 të meshkujve Dior. Ftesa fizike i shkoi një grupi fatlumësh, ndërsa ne, maxhoranca, u gozhduam para ekranit të celularit për ta ndjekur live. Ftesa fillonte kështu “Christian Dior would like to invite you…” (Christian Dior dëshiron t’iu ftojë…”. Në fakt ftesën e sjell marketingu dhe koleksionin e krijon Kim Jones, por ja që zoti Dior e shtrin ende dorën prej botës së përtejme, t’i ndihmojë për marketingun e veshjeve të Kim-it. Që po të mos ishte Dior në krye, na fal Kim, por askush nuk do lodhej ta ndiqte fizikisht e as online. Unë jo njëherë.

Tek përshkrimi i koleksionit, aty ku dizajneri thotë dy fjalë nga dhe si e mori frymëzimin, Kim-i kishte bërë një roman. Zakonisht dizajnerat i kanë fjalët e pakëta, përshembull Yves Saint Laurent, të cilit edhe i kushtohet ky koleksion, se kam parë kurrë të flasë publikisht, e as të qeshë. Jo më të krijojë vargje me rimë se nga i erdhi frymëzimi. Me shumë mundësi do thoshte se për të disatën herë e frymëzoi e ëma, aristokratja e bukur e me shumë shije.

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Zoti Jones tregon se për koleksionin e meshkujve ka përdorur një lloj tweed-i, tip cope e leshtë për të cilën është mbajtur Chanel se e ka si të preferuarën. Çizmet janë punuar me teknokogjinë 3D thotë ai me krenari novatori, aq sa unë se kuptoj as për se e ka fjalën. Se ku shkoi puna e dorës, atë se di.

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Fillimisht kur pash veshjen aktorit të famshëm të sagës “Twilight”, Robert Pattinson, mu duk fiks si veshjet e labërisë, ose ato nga Tepelena. Vetëm një qeleshe i mungonte dhe Vlora do t’i kërkonte të drejtat e autorit. Binte në sy një xhup i plotë pelushi dhe fundi i leshtë.

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Në pasarelën e bukur me ujëra, të cilët simbolizonin ringjalljen, në fokus ishte koleksioni i 1958-tës i Yves Saint Laurent, pasardhësit të Dior. Yves ishte i pari krijues mode, që në moshën 18 vjeçare krijoi një koleksion haute couture për një prej shtëpive më prestigjoze franceze të modës. Yves vetë nuk vishej me çizme 3D, e as me funde të leshta, kishte pamjen tipike të një mashkulli francez, vizjonar dhe fjalëpak. Por po të ishte sot gjallë, mbase do kishte rënë dakort me Kim-in, mbase do ishte revoltuar, e mbase do i kishte provuar dhe vetë ato çizmet avant-garde. Meqë s’kemi nga ta dimë, po shijojmë koleksionin e Kim Jones edhe për disa kohë. Deri sa shtëpia e modës të gjejë një Yves tjetër, ose një Dior.

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Për koleksionin e burrave 'Dior ‘23-‘24', Kim Jones

Linkun për ta ndjekur të plotë sfilatën e keni më poshtë.

https://www.dior.com/en_us/fas hion/mens-fashion/shows/winter -2023-2024-mens-show?utm_ source=all_platforms&utm_mediu m=social_owned&utm_campaign= cdc_global_men_winter23_ppl_ storyfeed&utm_term=storyfeed& utm_content=static&video