Nën lupën e Stela Sallakut

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Nëse do kishte një nuacë që do paralajmëronte më së miri ardhjen e pranverës, do ishte pikërisht e verdha e tulipanit ose mimozave. Për të gjithë ne është stresuese t’i mendosh veshjet e para të Marsit, por këto vajzat e kanë përsosur gjithnjë e më shumë kombinimin e të verdhës. Të gjitha kanë një aksesor ose një element të veshjes në nuancën e tulipanit. Krejt me të verdha do ishte shumë e ngarkuar.

Fustan i bardhë me sandale nude dhe çantë e verdhë mund të jetë (deri tani) një nga kombinimet më të bukura. Por edhe me shapkat e verdha, është interesant. Shquhen qartë aksesorët e florirt tek çanta, vathët dhe varësja.

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Unë kam dashur gjithmonë të kem një pardesy të verdhë. Kombinuar me pantallona lëkure, këmishë ose t-shirt të bardhë.

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Kombinuar me bojëqiell (edhe pse nuk e kisha menduar), më pëlqeu shumë. Çanta dhe këpucët janë në të njëjtën nuancë “baby blue”. E verdha shkon edhe me magenta!

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme
Madje kombinohet edhe me çizmet e rënda lëkure që ishin trend këtë sezon.

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Para disa vitesh pas koleksionit të Calvin Klein, Scott Schumann tha se pallto e verdhë me mushama plasike lart, dukej si një shishe Coca Cola e mbushur me birrë! Ndoshta duhet ta kategorizojmë të verdhën tek gardëroba kapsulë, nuk besoj që do dalë nga moda për një kohë të gjatë.

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Si ta kombinojmë të verdhën e tulipanit si blogeret e famshme

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al