Nën lupën e Stela Sallakut

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil e tapetit të kuq

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

Nëse Zendaya dhe Timothée Chalamet dolën mirë në ekran, kjo ishte meritë edhe e stilit. Të dy titullar për "Dune", filmin e ri fantastiko-shkencor me regji të Denis Villeneuve, ata dëshmojnë me çdo veshje, se i zotërojnë më së miri kodet e botës së modës.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil


Zendaya mishëron forcën e karakterit të saj edhe në tapetin e kuq, veshur me Alaïa në Paris dhe me Rick Owens në Londër, aktorja amerikane bën magji si një luftëtare e ditëve moderne. E shoqëruar nga Timothée Chalamet, i cili nuk ngelet mbrapa sa i takon stilit dhe sharmit.

Për shembull, në Festivalin e Filmit të Venecias shtatorin e kaluar, Zendaya magjepsi, me një fustan lëkure Balmain. Në krah të saj, aktori i ri tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij unike që kombinonte dizajnin me bizhuteritë elegante.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

Zendaya dhe Timothée Chalamet fituan pikë me veshjet e tyre tailor-made, unike dhe gjithmonë shumë bashkëkohore. Ngjarja e fundit? Këtë të dielë, për Festivalin e Filmit në Londër BFI, u dalluan për origjinalitetin dhe konfirmuan edhe një herë pozicjonin e tyre në botën e modës.

Dy aktorët e rinj u shfaqën së bashku këtë 17 tetor në premierën e “Dune” në Londër. Për këtë rast, Zendaya u vesh me Vivienne Westwood, fund me kuadrate dhe një bluzë të bërë tërësisht nga zinxhirë metalikë kombinuar me këpucë Louboutin. Timothée Chalamet kishte veshur një kostum Stella McCartney me lule, të shoqëruar me një palë çizme të bardha.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

Zendaya, të nesërmen në Odeon Luxe në Leicester Square në Londër, veshi një fustan të gjatë krem nga ​​Rick Owens, në kontrast me kostumin e partnerit të saj nga Alexander McQueen, i zi me zinxhirë të mëdhenj argjendi.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

Kujtojmë që këta dy yje në ngritje të kinemasë nuk janë në tapetin e tyre të parë të kuq. Në Festivalin e Filmit të Venecias, pak më shumë se një muaj më parë, ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

Timothée Chalamet kishte një veshje intensive të zezë nga Haider Ackermann, e përbërë nga një bust me supe statement dhe pantallona të mbuluara me kristale të zeza. Aksesorët ishin nga Cartier, të cilët i dhanë një pamje luksi. Në krah të tij, Zendaya kishte veshur një fustan të bërë me porosi nga Balmain për të cilin flitet prej kohësh.

Si u bënë Zendaya dhe Timothée Chalamet dyshja më me stil

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, aktorët u takuan edhe në kryeqytetin francez për promovimin e filmit të tyre më 6 shtator 2021. Kostum blu xhins Tom Ford për Timothée, “crop top” nga Alaïa dhe fund maxi tub për Zendayan. Me pak fjalë, dyshja qëndron në vend të parë në klasifikimin e veshjeve më të mira të tapetit të kuq.

*Përshtatur nga Vogue France