Nën lupën e Stela Sallakut

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Nuk e mbaj mend kur ka filluar dashuria ime me pudrat e fytyrës dhe furçat e flokëve, por e di që ka qenë dashuri me shikim të parë. Unë nuk jam artiste make-up-i, megjithatë e dua shumë grimin. Sidomos ato kutitë e bukura luksoze që nuk kanë thjesht produkt të mirë, por janë paketuar aq bukur sa të vjen ti mbash si bizhuteri gjithkund.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Këto sezonet e fundit ka qenë e modës të grimohesh në mënyrë që të mos dukesh sikur ke make-up fare. Për të realizuar këtë lloj truku të duhet minimalisht 20 minuta (e di!). Make-up artistet parizjene dinë më së miri ta realizojnë, ndaj dhe unë i ndjek të gjitha (haha).

Thonë se Armani Luminous Silk është më e mira për këtë grimin e lehtë. Mua m’u desh 35 minuta tek Sephora që të gjeja nuancën time (sepse nuk jam aq e shkathët kur vjen puna tek grimi). Dhe kur e gjetëm më në fund, sikur s’na u duk (as mua as vajzës ndihmëse tek Armani) që bëri ndonjë diferencë. (Nuanca që përdora është Armani Luminous Silk 5.25). E aplikova me furcën Zoeva 135. Megjithatë për përditshmëri ishte super.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Po mirë, mbase s’ishte dita e Armanit. Provova Charlotte Tilbury Airbrush Flawless në 5 Neutral. Nuk besoj të keni provuar foundation më të lehtë se sa kjo. Ishte elegante dhe shik (tamam britanike). Shoqërohet mirë me concealer nga Tarte (Shape Tape Concealer). Edhe pudrën fiksuese nga Charlotte Tilbury.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh
Foundation e tretë (që është dhe i preferuari im), është Ultra Le Teint nga Chanel nr. B30. Nëse doni të investoni në një produkt luksi, mos hezito ta blesh. Nëse e përdor 2-5 herë në javë, por dhe By Terry Hyaluronic Hydra Power kushton 40 dollarë dhe ka thuajse të njëjtin efekt si Chanel.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh


Provova edhe Revlon, e cila ka mbulim medium - full, dhe për çmimin që ka është shumë mirë.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Nuk kam marr[dhënie të mirë me Laura Mercier dhe nuk e di pse. E kam provuar ta aplikoj me furçë, sfungjer (beauty blender) apo dhe majat e gishtave. Kremi pudër nuk rri aspak mirë. Edhe pse para tij kam vendosur primer nga Make up Forever për neutralizimin e poreve.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Nuancat që rekomandohen këtë sezon janë ato të kumbullës, dhe ato të tokës. Sidomos pudrat e syve që kanë pak shkëlqim natyral. Koleksioni i Victoria Beckham është i gjithi “must”, duhet ta kesh patjetër. Kam lexuar shumë përshtypje nga konsumatorë lidhur me produktet e saj të make-up, shumica thonë që pudrat zgjasin 24 orë. Por duan një fiksues lart, si ai i Morphe ose Tatcha.

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Tualeti i verës dhe sekretet e markat që duhet të provosh

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al