#SugjerimeteMirës

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet 'Bazaart'. Tjetrin në internet dhe quhet 'The Undoing'

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Më pëlqen që sugjerimet të jenë kështu, siç do doja t’i lexoja vetë, të veçanta dhe të gjej diçka të re, edhe pse mund të jetë diçka e njohur. Sigurisht që tek sugjerimet dua të shohim më shumë atë që shohim hera-herës e s'i japim rëndësi.

1- Një gjë që mungon në Tiranë janë vitrinat e bukura. Ka shumë, shumë pak të tilla. Kjo për shkak të shumë faktorëve, por prapë them se vitrinat janë vitrina e një qyteti. Unë këtë herë do t'ju tregoj për një që dua vetë. Është një butik në Tiranë, që më pëlqen t'ia shtyj dorezën e derës qoftë edhe për t’i marrë erë, për të ndjerë aromën e një parfumi tipik, që bashkohet me veshjet e mira. Ndjesinë e tapetit të butë dhe pasqyrës ku dukesh mirë.

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Nuk kam asnjë ide nëse është i famshëm apo jo, por për mua është një kënd arti. "Bazaart" quhet dhe unë preferoj ta zbërthej e të mendoj se është bashkim i fjalës Baza e Artit. Luli, e zonja, më tregoi një ditë se kish qenë edhe kjo një nga arsyet. Edhe fakti që dyqani lidhej me një butik që e kishte hasur dikur në rrugicat e bukura të Italisë, ku ka jetuar për disa kohë.

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Bazaart nuk është një dyqan rrobash, është si një kënd ku ti mund të zgjedhësh një stil ose mund të përballesh me veten, me pasqyrën dhe me veshjen që ke në trup.

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Nuk është se çmimet ua lejojnë të gjithëve të bësh blerje nga koka tek këmbët, por a nuk ju ndodh dhe juve që shpesh të futeni nëpër dyqane e t’i jepni vetes të drejtën të përfytyroni veten? Atëherë po ju them se ky vend në Tiranë është një muze rrobash, as dyqan e as butik, për mua. Një vend që pasi ke shkelur dorezën, futesh si në një ëndërr edhe pse i zgjuar.

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Faqja zyrtare në Instagram e Bazaart:

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

2- "The Undoing", seriali në HBO që duhet ta shikoni për të njohur një New York që s'e dimë ashtu nga filmat e tjerë. Jo atë qytet që prezantohet gjithnjë njëjtë. Regjisorja Susanne Bier është nga kjo fundjavë regjisorja ime e preferuar. Nicole Kidman nuk ka qenë kurrë kaq e bukur, nuk kam parë një aktore që të luajë me sy në një serial me 6 episode.

Dy sugjerime! Njërin e keni në rrugë dhe quhet

Mund t’ia adhuroni dhe palltot me flokët e bëra aq bukur, por zëri dhe sytë e saj janë shokues.

Hugh Grant, i jashtëzakonshëm, me ca rrudha që nuk ia kanë zbehur pamjen e burrit tërheqës.

Ndërsa skenaristi David E. Kelley është qershia e këtij seriali, që të mban peshë deri në serinë e fundit. Do të dyshoni edhe tek vetja juaj e do shihni ëndrra, por prapë s'do ta gjeni dot vrasësin e Helena Alves.

Nuk kam në plan që për ego të tregimit tim, të jap ndonjë informacion që mund të dëmtojë gjënë më të rëndësishme në një serial: kuriozitetin. Në këto kohë pandemie, ku koha është zakonisht me tepri, ia vlen të strukemi nëpër serialë e filma që na rrëmbejnë për pak orë e ditë në një jetë paralele.

"The Undoing" është një thriller psikologjik, një leksion jete dhe më vjen keq që si ish- studente e Punës Sociale nuk kam bërë sa ç'duhet në portalin Tiranapost në fushën e psikologjisë. Sigurisht, kinemaja ka fuqi marramendëse dhe me efekt të menjëhershëm. "The Undoing" është çekiçi që na kujton se çfarë dëmi mund të shkaktojë një narciz në jetën e dikujt ose disave.

A e dini se çfarë është në gjendje të të bëjë një narciz? Ajo që iu shkon në mendje është më e pakta. Narcizi të futet në gjak, në jetë, në kokë dhe për ta kuptuar deri në fund, shihni serialin në HBO, "The Undoing" .

Nga rubrika: Sugjerimet e Mirës!

Na kontaktoni në email: [email protected]