#SugjerimeteMirës

Dy sugjerime të nevojshme dhe një për shpirtin e mendjen

Dy sugjerime të nevojshme dhe një për shpirtin e mendjen

Këtë javë zbulova një faqe, që dua të paktën ta dini dhe ju, pastaj shihni e bëni. Për mua është një Sephora shqiptare dhe deri të enjten nuk e dija që kishim një version të tillë. Aoos është një platformë online e kujdesit personal. 150 brande ndërkombëtare dhe 2000 produkte. Nuk dua të vë dorën në zjarr, por në pak kohë, nëse është dikush që do ta bëjë për vete Sephora-n për të ardhur në vendin tonë të vogël, të cilit brande si ajo apo McDonalds i bëjnë naze, do jenë Aoos-ët.

Ky është linku dhe mund të shkoni aty. Shkruani në inbox, kërkoni Eldën, farmacisten që do t'ju tregojë gjëra të reja që ne kujtojmë se i dimë por nuk është ashtu.

Sugjerimi numër dy quhet Ema. Është një vajzë me flokë të zinj, që e gjeni tek dyqani më joshës në Tiranë, Sezon Decor. Nuk më ka bërë askush as ulje, as dhuratë për më pak, por siç e kam thënë në fillim, ky blog nuk është supermarket që shitet çdo gjë, por veç çfarë ka vërtet vlerë.

Dy sugjerime të nevojshme dhe një për shpirtin e mendjen
Unë dhe Ema

Sezon Decor është i shtrenjtë, por kush i ka mundësitë, ose kush ka punuar me mend të blejë pemën në kohën e uljeve, të mbledhë zbukurimet nga pak çdo vit, të shkojë dhe të pyesë për Emën, studente e pikturës në Lice, e cila ka ide të qarta për pemën. Ky vit ishte i pashoq dhe ndoshta na qëlloi neve të ishim njerëzimi gjatë Covid-it, por mes shumë dhimbjesh, humbjesh, frikërash, temperature dhe izolimi, shtëpia u shndërrua festa më e madhe. Ndaj të zbukurojmë shtëpitë dhe ta pranojmë që nuk dimë të gjithë ta bëjmë siç duhet. Nuk ka si shtëpia jonë, apo jo?!

Sugjerimi 3 është një serial i mërzitshëm, por jashtëzakonisht i bukur në Netflix, “Queen’s Gambit”.

Dy sugjerime të nevojshme dhe një për shpirtin e mendjen

Në fillim e lashë përgjysmë. Gjithmonë më trishtojmë filmat me ngjarjet në një jetimore.

Por isha gabuar. Iu riktheva këtë javë, pasi njërës nga TIP-seve na i iku nuhatja dhe të nesërmen folëm nga shtëpia të gjithë. Kështu rigjeta serialin që të ngjall nostalgji për shahun. E vogël, në plazh, kujtoj që babi më mësonte dhe më pëlqente shumë kur ecnim nga kabina deri tek çadra me kutinë e shahut me vete. Që nga ajo kohë nuk e kam prekur me dorë, por pas serialit të jashtëzakonshëm do duam të gjithë të luajmë shah. Është një lojë e vetmuar, e zgjuar, ku fiton apo humb, nuk e ndan me skuadrën por me veten tënde. Ah, një lojë pa skuadër. Super!!! Si vetë jeta në shumë raste. Vetëm!

Fitues! Humbës! Duke u torturuar cila është lëvizja e duhur. Për këtë të fundit duhet të dish pak shah.