Shënime në Blog

Fuqia e kuptimit për ta ndryshuar jetën

Ka një ndjesi boshllëku që torturon njerëzit dhe nuk duhet të jemi të prekur nga depresioni për ta kuptuar. Lumturia vjen e ikën. Ajo që e shtyn këtë dëshpërim nuk është mungesa e lumturisë. Është mungesa e diçkaje tjetër, mungesa e kuptimit të jetës. Kur jeta është vërtetë e bukur apo kur gjërat shkojnë për dreq, pasja e një kuptimi na jep diçka ku të mbahemi. Kjo më bëri që të shtroja disa pyetje.

Fuqia e kuptimit për ta ndryshuar jetën

Nga Emily Esfahani Smith/ Dikur mendoja se qëllimi i jetës ishte të ndiqje lumturinë. Të gjithë thoshin se rruga drejt lumturisë ishte suksesi, ndaj kërkova një punë ideale, një të fejuar perfekt, një apartament të bukur. Por në vend se të ndihesha e kënaqur, ndihesha në ankth dhe në mëshirë të fatit. Nuk isha e vetme: edhe miqtë e mi përjetonin të njëjtat emocione.

Në fund vendosa të diplomohem në një shkollë psikologjie për të mësuar atë që i bën njerëzit vërtetë të lumtur. Ajo që zbulova, ma ndryshoi jetën.

Të dhëna tregojnë se të ndjekësh lumturinë mund të na bëjë të palumtur. Kjo e dhënë më goditi rëndë: norma e vetëvrasjeve vazhdon të rritet në botë, arriti pikën më të lartë në 30 vitet e fundit në Amerikë. Megjithëse kushtet e jetesës po përmirësohen pothuajse në çdo aspekt, gjithnjë e më shumë njerëz ndihen të dëshpëruar, të depresionuar dhe të vetmuar.

Ka një ndjesi boshllëku që torturon njerëzit dhe nuk duhet të jemi të prekur nga depresioni për ta kuptuar. Herët a vonë, besoj se të gjithë do ta pyesim veten: kaq është gjithçka që gjendet rreth e rrotull?

Sipas kërkimit, ajo që e shtyn këtë dëshpërim nuk është mungesa e lumturisë. Është mungesa e diçkaje tjetër, mungesa e kuptimit të jetës. Kjo më bëri që të shtroja disa pyetje.

A ka ndonjë gjë më të rëndësishme në jetë sesa të jemi të lumtur? Cili është ndryshimi mes të qenit të lumtur dhe të gjesh kuptimin në jetë? Shumë psikologë e përkufizojnë lumturinë si një gjendje mirëqenieje dhe lehtësimi, një ndjenjë e mirë në atë moment të caktuar. Por ka edhe më tej. Psikologu i njohur Martin Seligman thotë se kuptimi vjen nga lidhjet, duke shërbyer diçka përtej vetes dhe duke zhvilluar më të mirën në vetvete. Kultura jonë është e fiksuar pas lumturisë, por unë mendoj që kërkimi i kuptimit është zgjidhja më e mirë. Dhe studimet tregojnë se ata që e kanë kuptimin në jetë janë më elastikë, performojnë më mirë në shkollë e në punë dhe jetojnë më gjatë.

E gjitha kjo më bëri të mendoj se si mund të jetojmë në një mënyrë më kuptimplotë? Për ta zbuluar, intervistova njerëz për pesë vite, kam lexuar mijëra faqe psikologji, neuroshkencë dhe filozofi. Duke i bërë të gjitha bashkë, zbulova ato që i quaj katër shtyllat e jetëve tona.

Shtylla e parë janë lidhjet. Lidhjet vijnë nga të pasurit marrëdhënie në të cilat ne vlerësohemi për atë që jemi dhe ku u japim vlerë të tjerëve. Por në disa grupe dhe marrëdhënie krijohen lidhjet sipërfaqësore, ku vlerësohemi për atë që besojmë, për urrejtjet dhe jo për atë që jemi. Lidhjet e vërteta e kanë burimin te dashuria. Ndërtohen nga çaste të ndara me të tjerët dhe përfaqësojnë një zgjedhje: lidhjet mund t’i kultivoni.

Shtylla e dytë është qëllimi. Të gjesh qëllimin vetjak nuk është e njëjta gjë me të gjeturin një vend pune që na bën të lumtur. Një qëllim ka të bëjë më pak më atë që duam dhe më shumë me atë që japim. Punonjësi i një spitali më tha se qëllimi i tij ishte të shërojë njerëzit e sëmurë. Shumë prindër më thonë: "Qëllimi im është të rris fëmijët e mi". Për t'i dhënë kuptim jetës, njeriu duhet të përdorë energjinë e tij për t'i shërbyer të tjerëve. Për shumë prej nesh, kjo ndodh përmes punës. Ja se si kontribuojmë dhe ndjehemi të domosdoshëm. Pa diçka fitimprurëse për të bërë, njerëzit përpëliten. Sigurisht që nuk kemi pse ta gjejmë qëllimin në punë, por puna na jep diçka për të jetuar, disa "pse" që na çojnë përpara.

Shtylla e tretë e kuptimit është të shkojmë përtej vetes, por në një mënyrë krejt të ndryshme: përmes trashendencës. Gjendjet trashendente janë ato momente të rralla në të cilat dalim nga furia e jetës së përditshme, ku perceptimi për veten zbehet dhe ku ndihemi të lidhur me një realitet superior. Disa mendojnë se trashendenca krijohet nga vëzhgimi i artit. Disa të tjerë nga besimi. Për mua, që jam shkrimtare, trashendenca vjen përmes shkrimit. Ndonjëherë përhumbem aq shumë në shkrim sa humbas çdo koncept të kohës dhe hapësirës.

Këto përvoja trashendentale mund të na ndryshojnë. Në një studim, disa studentë vështruan pemë eukaliptesh 200 metra të lartë për rreth një minutë. Pasi ndjenjën duke parë pemët, u ndjenë më pak egocentrikë dhe u shfaqën më bujarë kur u erdhi radha për të ndihmuar dikë.

E pastaj shtylla e katërt që zbulova i çudit njerëzit. Shtylla e katërt është rrëfimi i historive, i historisë sonë që tregon vetveten. Të thurësh një tregim nga ngjarjet e jetës na sjell më shumë qartësi. Na ndihmon të kuptojmë si u bëmë vetvetja. Shpesh nuk e kuptojmë se jemi ne autorët e historive tona dhe se mund t’i ndryshojmë siç i themi. Jeta nuk është vetëm një sekuencë ngjarjesh. Ajo mund të ndryshohet, mund të interpretohet dhe të tregohet sërish edhe nëse është e kyçur nga faktet.

Kam takuar një burrë që quhet Emeka, i paralizuar pas një dëmtimi në futboll. Pas dëmtimit, Emeka i tha vetes: “Jeta ime ishte fantastike në kohët kur luaja futboll, por më shih tani”. Por me kohën nisi të krijojë një histori të ndryshme. Historia e re ishte: “Përpara aksidentit, jeta ime ishte pa qëllim. Bëja shumë gjëra dhe isha një djalë shumë egoist. Dëmtimi më bëri të kuptoj se mund të isha një njeri më i mirë”. Ky ndryshim i historisë së tij, ndryshoi jetën e Emekas. Pasi ia tregoi historinë vetes, Emeka nisi të udhëhiqte fëmijët dhe zbuloi qëllimin e tij: t’u shërbente të tjerëve. Ata që kanë një jetë kuptimplotë priren ta tregojnë historinë e tyre si të përcaktuar nga shpengimi, rritja dhe dashuria.

Lidhje, qëllime, trashendencë dhe të rrëfesh historinë vetjake: ja katër shtyllat e një jete kuptimplotë. Duhet t’i ndërtojmë këto shtylla në familje dhe në institucionet tona për t’i ndihmuar njerëzit të bëhen më të mirë. Të jetosh një jetë kuptimplotë kërkon përpjekje. Është një punë e vazhdueshme. Çdo ditë krijojmë jetët tona, duke i shtuar diçka historinë sonë. Dhe hera-herës gabojmë.

Duhet t'i ndërtoni këto shtylla në familjet dhe institucionet tuaja për t'i ndihmuar njerëzit të bëhen më të mirë. Të jetosh një jetë me kuptim kërkon përpjekje. Është një punë e vazhdueshme. Çdo ditë ne krijojmë jetën, duke shtuar diçka në historinë tonë. Dhe ndonjëherë e kuptojmë gabim. Kjo është fuqia domethënëse. Lumturia vjen e ikën. Por kur jeta është vërtetë e bukur apo kur gjërat shkojnë për dreq, pasja e një kuptimi na jep diçka ku të mbahemi.

*Emily Esfahani Smith është shkrimtare amerikane, e fokusuar në filozofi dhe në psikologji. Libri i saj më i njohur është “The Power of Meaning”, ndërsa bashkëpunon me gazeta dhe revista të ndryshme si “The Atlantic”, “The Washington Post”, “New York Times” etj. Artikulli u përkthye në shqip nga Erjon Uka.