Lajme nga Bota

17 akuza të reja nga Drejtësia Amerikane për themeluesin e WikiLeaks

17 akuza të reja nga Drejtësia Amerikane për themeluesin e

Departamenti amerikan i Shtetit për Drejtësinë ka bërë publike 17 padi të reja kundër themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, ku përfshihen akuzat për akte spiunazhi dhe botime të materialeve të klasifikuara. Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se themeluesi i WikiLeaks publikoi në mënyrë të paligjshme emra burimesh të klasifikuara dhe bashkëpunoi me ish zyrtarin e ushtrisë amerikane për të krijuar akses në informacione që nuk duhej kurrsesi të binin në duart e tij.

47 vjeçari, aktualisht po vuan dënimin me burg në Angli për shkak të shkeljes së kushteve të lirimit të tij me kusht dhe po përballet me ekstradimin.

Julian Assange u shpall fajtor muajin e kaluar (pasi u arrestua dhe u nxor me forcë nga Ambasada Ekuadoriane në Londër , ku strehohej nga viti 2012), pas akuzave për sulm seksual në vendin e tij Suedi, ndonëse mohon të jetë i përfshirë. Akuzat nga Amerika vijnë pak më shumë se një muaj pasi Departameni i Drejtësisë i dha fund një tjetër çështje penale kundër Assange.

Assange u akuzua se bashkë me një ish zyrtar të ushtrisë gjetën akses të futen në një kompjuter qeveritar dhe vodhën mijëra raporte ushtarake, kryesisht informacione për luftërat në Afganistan dhe Irak. Thuhet se përmes WikiLeaks, Assange botoi materiale dhe emra personash, jeta e të cilëve ka qenë në rrezik për shkak të informacioneve që kanë dhënë për shtetin amerikan./ Euronews/ Tiranapost.al E.B

US justice department announces 17 new charges against WikiLeaks founder Julian Assange

Image result for julian assange