Lajme nga Bota

Foto-Video/ 18 vjet nga tragjedia që tronditi botën, 11 Shtatori me Kullat Binjake nuk mund të harrohet

Foto-Video/ 18 vjet nga tragjedia që tronditi botën, 11 Shtatori me

Kanë kaluar 18 vite nga sulmi i 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake, por njerëzit mbarë botës ende shohin fotot dhe video me momente tmerri. Sot, gati pas dy dekadash është 18 vjetori i sulmit terrorist që i mori jetën rreth 3000 njerëzve, ndonëse ende sot shifra nuk mund të jepet 100 % e saktë. Për të përkujtuar këtë ditë të errët për Amerikën, por edhe mbarë botën, mbahen ceremoni të shumta. Të gjithë reflektojnë, secili në mënyrën e vet. Për disa siç shkruan gazeta Herald, fotot mund të bëjnë të ndihesh keq, por është një mënyrë për të kujtuar se çfarë ndodhi dhe se si rendi i botës prishet në vetëm pak minuta.

september 11 attacks photos

Në ditën kur ndodhi sulmi, CNN arriti të merrte në telefon një dëshmitar okular me emrin Winston Mitchell, i cili tregoi se si avioni u fut në kullë. Bryant Gumbel, që asokohe punonte për CBC News ndodhej në helikopter dhe po filmonte nga lart kur pa avionin tjetër duke goditur kullën Lindore. Atë moment thotë se nuk e harron kurrë:

Është e vështirë të mos mendosh e kujtosh një ngjarje të planifikuar në mënyrë kaq të tmerrshme.

Mbulimi i ngjarjes në atë kohë ishte e përqendruar kryesisht nga deklaratat që jepte pentagoni dhe Qendra Botërore e Tregtisë. Njëri nga avionët u identifikuar, ishte i kompanisë së United Airlines, një nga katër avionët e kompanisë që ishin rrëmbyer pak kohë më parë.

Organizata terroriste Al Qaeda u shpall përgjegjës për sulmin, që operonte kryesisht në Afganistan. Amerika me aleatët sulmuan trupat terroristë të Al Qaedas në Afganistan. Shumë njerëz në botë u gëzuan dhe menduan se më në fund do ketë paqe.

Pas disa viteve, trupat amerikanë vranë terroristin Bon Laden, i cili prej vitesh ishte fshehur në Pakistan me familjen. Aq e pabesueshme dukej sa pati teori konspiracioni se ai nuk ka vdekur. Sulmet terroriste prej vitesh vazhdojnë, misioni për ndalimin e tyre gjithashtu. Ju ftojmë të shihni fotot me momentet më dramatike të sulmit të 11 shtatorit./ Tiranapost.al. 

september 11 photos news coverage neverforget

neverforget 9/11 attacks world trade center firefighters

9/11 september 11 attacks twin towers photos

pentagon 9/11 attacks photos 18th anniversary

pentagon attacks neverforget 9/11 photos

united 93 9/11 terror attack neverforget

9/11 attacks photos pictures new york city

Image result for 9/11

Related image

Image result for 9/11

https://youtu.be/mHjH1sl1o9s

http://www.tiranapost.al/fbi-publikon-foto-te-rralla-te-pas-sulmit-terrorist-ne-11-shtatorit/

http://www.tiranapost.al/pas-16-vitesh-identifikohet-nje-nga-viktimat-e-11-shtatorit-ne-shba/

http://www.tiranapost.al/zonja-e-pluhurosur-historia-e-trishte-qe-fshihet-pas-kesaj-fotoje-te-11-shtatorit/